TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryetari i BSPK-së thotë se e përkrah grevën e stafit administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Apelit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kryetari i BSPK-së thotë se e përkrah grevën e stafit administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Apelit

Hykolli vizitoi stafin e dy gjykatave në fjalë të premten, të cilëve iu tha se i mbështetë në këtë iniciativë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se i është dhënë afat Qeverisë së Kosovës për shqyrtimin e kërkesave të tyre.
Në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, kryetari Hykolli ka ftuar stafin administrativ të Themelores dhe Apelit që të vazhdojnë punën, duke shtuar se i kanë dhënë afat Qeverisë së Kosovës që të shqyrtoj kërkesat deri në fund të marsit.

“Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës me ju dhanë nga 100 euro shtesa deri të bëhet Ligji i pagave të gjithë punonjësve të Kosovës, ku hyjnë edhe këta”, ka thënë ai.

Ndryshe, të martën fillimisht ka nisur grevën stafi administrativ i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku në konferencën për medie të mbajtur po atë ditë nga Naim Rrustemi, kryetar i Shoqatës Sindikale të gjykatës në fjalë, u tha se greva nuk ka të bëjë me çështje politike, se po ndodhë pa vullnetin e tyre dhe se do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

“Kërkesat tona janë: Aprovimi i Ligjit për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive duke u bazuar në Projektligjin për Plotësim dhe Ndryshim të Ligjit për Zyrtar Publik; Përafrimi i pagave të punëtorëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve; Pagesa lineare nga 150 euro për çdo punëtor të administratës së gjykatave dhe prokurorive deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga; Pagesa e shujtës ditore prej 3 euro dhe pagesa e udhëtimit prej 3 euro”, ka thënë Rrustemi.

Këtë grevë, Sindikata e Pavarur e Judikaturës, njoftoi se nuk e përkrah, me arsyetimin se është e njëanshme. Kurse, gjatë të mërkurës, SPJK njoftoi se greva e pezulluar më 2018, do të vazhdojë të mbetet e pezulluar deri më 14 mars.

Pas Gjykatës Themelore në Prishtinë, grevën e nisi edhe administrata e Gjykatës së Apelit dhe i gjithë stafi i administratës në Pallatin e Drejtësisë.

Por, të mërkurën, zyrtarja për informim e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu, njoftoi se Supremja këtë ditë nuk po e vazhdon grevën.

Greva për momentin ka pezulluar seancat gjyqësore, në përjashtim të rasteve të parabaurgimit dhe atyre të dhunës në familje.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), përmes një komunikate për medie, të martën njoftoi se për momentin nuk e përkrah grevën e filluar nga administrata.

Në anën tjetër, Ministria e Drejtësisë ka ftuar organizatorët që ta rishqyrtojnë vendimin për hyrje në grevë dhe të bashkëpunojnë me institucionet kompetente.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çka po premtohet e çfarë po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta?

Veteranët akuzojnë Gjykatën Speciale për ndërhyrje në arsim dhe manipulim të opinionit

Skaneri i ShBA-së për Doganën e Kosovës ndihmon në parandalimin e kontrabandës

Skaneri i ShBA-së për Doganën e Kosovës ndihmon në parandalimin e kontrabandës

“Kufomat ishin në fund të pusit” – Pantiq dhe Zariq përballen me dëshminë e Ylber Lipës

“Kufomat ishin në fund të pusit” – Pantiq dhe Zariq përballen me dëshminë e Ylber Lipës

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi: Arritëm ta funksionalizojmë Komisionin e përbashkët për Personat e Pagjetur

“Këndi i Debatit” 22.01.2026

“Këndi i Debatit” 22.01.2026

Çka po premtohet e çfarë po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta?

Veteranët akuzojnë Gjykatën Speciale për ndërhyrje në arsim dhe manipulim të opinionit

Gjyqtari i ndeshjes Bashkimi-Peja, suspendohet nga Komisari i Garave

Peja eliminohet nga Bashkimi

Prishtina pëson thellë në Manhcester

Vëllaznimi fiton, Prishtina avancon tutje

Skaneri i ShBA-së për Doganën e Kosovës ndihmon në parandalimin e kontrabandës

Skaneri i ShBA-së për Doganën e Kosovës ndihmon në parandalimin e kontrabandës

“Kufomat ishin në fund të pusit” – Pantiq dhe Zariq përballen me dëshminë e Ylber Lipës

“Kufomat ishin në fund të pusit” – Pantiq dhe Zariq përballen me dëshminë e Ylber Lipës

Një tjetër ish-lojtar i Vllaznisë bashkohet me Bërdariqin, Çoba nënshkruan me Drenicën

Një tjetër ish-lojtar i Vllaznisë bashkohet me Bërdariqin, Çoba nënshkruan me Drenicën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën