Ministri i Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, njëherësh kryesues i OSBE-së, Ian Borg ka kërkuar progres në procesin e dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.
Ai nënvizoi nevojën që të zbatohet Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.
Kryesuesi i OSBE-së, në vizitën e tij në Kosovë, foli para gazetarëve edhe procesin zgjedhor për shkarkimin e kryetarëve në veri, ku tha se i njëjti duhet të jetë fer i dhe i drejtë, raporton KosovaPress.
Gjatë ditës ai ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla.
Pas takimit me Borg, Gërvalla ka thënë se Kosova është shembull i respektimit të të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në OSBE.