TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryesuesi i KGJK-së fton Prokurorinë të nisë hetimet për gjendjen e temperaturave në Pallatin e Drejtësisë

by Tëvë1
8 muaj ago
2
A A
Kryesuesi i KGJK-së fton Prokurorinë të nisë hetimet për gjendjen e temperaturave në Pallatin e Drejtësisë

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj në takimin e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës, të hënën, kërkoi nga Prokuroria që të fillojë hetimet lidhur me gjendjen me temperatura në Pallatin e Drejtësisë, duke paralajmëruar njëkohësisht ndërprerje të punës.

“Në këtë rast, kisha dashtë me ba një thirrje publike për auditorin e jashtëm të vendit, që të ketë në fokus përgjegjësinë që ka Ministria dhe fondet që duhet të ndahen dhe si janë menaxhu ato për mirëmbajtje të Pallatit të Drejtësisë. Por, edhe me ftu edhe Prokurorinë me hetu sepse ka elemente të veprës penale kur qëllimshëm pengohen, ka elemente të keqpërdorimit të detyrës në raport me përgjegjësinë që kanë zyrtarët pa përjashtuar nivelet deri te ato më të larta”, tha Zogaj.

Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Gjykata Supreme, kanë vendosur të reduktojnë punën për shkak të temperaturave të larta, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kryesuesi Zogaj nuk e përjashtoi mundësinë e ndalimit të punës edhe për raste emergjente.

“Po paralajmëroj në mënyrë publike që situatës t’i përgjigjemi me veprime krejtësisht adekuate sipas situatës dhe nuk e përjashtoj që të ndalohet puna edhe për situata emergjente”, tha Zogaj.

Paraprakisht, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, tha se tashmë ka marrë vendim që pas orës 12:00 punëtorët që kanë probleme shëndetësore të shkojnë në shtëpi për shkak të temperaturave të larta nëpër zyra.

Në anën tjetër, drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi, tha se gjendja është e njëjtë tash e një kohë të gjatë dhe se edhe përkundër shkresave që ka dërguar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, nuk ka përmirësim të gjendjes.

Në anën tjetër, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, tha se e ka të pamundur që të vendosë për mbyllje të Gjykatës, pasi që ka raste emergjente. Kërkoi në të njëjtën kohë që të shihet mundësia e vendosjes së klimave nga vetë Këshilli në salla dhe pastaj zyra të gjyqtarëve.

Mirëpo, Maliqi tha se për shkak të strukturës së ndërtimit që ka Pallati i Drejtësisë, është e pamundur vendosja e klimatizimit nëpër zyrat e gjyqtarëve.

Problematikë tjetër, përveç temperaturave, kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, tha se është edhe mungesa e ujit në këtë gjykatë, ku janë të vendosur në katin e katërt.

Gjendje e njëjtë lidhur me temperaturat e larta, nënkryetarja e Gjykatës së Apelit, Kadrije Gogaj-Lubishtani tha se mbizotëron edhe në pjesën ku është e vendosur kjo Gjykatë. /Betimi për Drejtësi

Tags: Albert ZogajKGJKPallati i DrejtesisetemeperaturatTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Aksident me të lënduar te Liqeni i Badovcit

Auto Draft

Sylë Hasani nga Lishkoshani dhe kushëriri i tij qëndruan në ahër për disa orë për t’i shpëtuar vrasjes

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Homazhe në Likoshan e Qirez, 28 vjet nga masakra e parë serbe në Kosovë

Auto Draft

“Ishte duke pjekur bukë, brenda e kanë vrarë”, rrëfimi i Mihane Morinës për vajzën e vrarë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Trump thotë se bombardimet e Iranit do të vazhdojnë për një javë ose edhe më gjatë

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Arrin në 108 numri i viktimave nga sulmi izraelit në një shkollë fillore të vajzave në Iran

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Një i vdekur dhe 20 të plagosur pas sulmeve hakmarrëse iraniane në Tel Aviv

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kamala Harris: Trump po e fut ShBA-në në një luftë që populli amerikan nuk e dëshiron

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Kryebashkiaku i Nju Jorkut dënon sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Trump njofton vdekjen e Ali Khameneit pas bombardimeve të përbashkëta SHBA-Izrael

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Sulmet iraniane në Katar plagosin tetë persona, Doha thërret ambasadorin dhe paralajmëron pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën