Kryesia e Lidhjes Demokratike do të mbajë mbledhje të hënën.
Në këtë takim pritet të diskutohet rreth rezultatit që ka arritur LDK në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Kjo mbledhje pritet të nisë nga ora 14:00 dhe mbahet në selinë qendrore të këtij subjekti politik.