TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
13 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kryesia e Kuvendit pa kuorum, vazhdimi i debatit për grevat të enjten

nga Besarta Mehmeti
19 Shtator, 2022
0
A A
Kryesia e Kuvendit pa kuorum, vazhdimi i debatit për grevat të enjten

Kjo situatë u kritikua nga opozita, të cilët thanë se mazhoranca është në gjendje “kome”.

Pas mbledhjes së kryesisë, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, tha se në seancën e së enjtes do të trajtohen edhe disa projektligje, mes tyre edhe Projektligji për Qeverinë.

Rrustemi: Të enjten do të kemi dy vazhdime të seancave të Kuvendit

“U vendos që të enjten të kemi dy vazhdime të seancave të Kuvendit të Kosovës. Njëra me pikat e papërfunduara të seancave të Kuvendit, njëra me pikat e papërfunduara të seancës së 15 shtatorit. Ndërsa një vazhdim tjetër me pikat e papërfunduara të sesionit pranveror të seancës së fundit, që janë votime të projektligjeve të ndryshme, siç është Projektligji për Qeverinë, Projektligji për noterinë dhe zgjedhja e disa anëtarëve të bordeve”, tha ai.

Për shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, seanca e së enjtes s’ka si mos të ndodhte ndryshe veçse të niste me vazhdimin e debatit për grevat.

Ai tha se është e papranueshme kryeneçësia e kryeministrit Albin Kurti për mos zgjidhjen e situatës me greva.

Tahiri: Është e papranueshme kryeneçësia e Kurtit për grevat

“S’ka si të ndodhte ndryshe veçse të vazhdojmë seancën të enjten me debatin për grevat e përgjithshme në Kosovë. Po hymë në javën e katërt që mësimi në Kosovë nuk po mbahet, pra janë rreth 320 mijë nxënës që nuk e vijojnë mësimin dhe rreth 30 mijë mësimdhënës që nuk po vazhdojnë punën e tyre. Kjo është e papranueshme dhe është e papranueshme kryeneçësia e kryeministrit Kurti, i cili është përgjegjës direkt për këtë situatë që është krijuar në arsimin e Kosovës”, tha ai.

I pyetur nga gazetarët, Tahiri foli edhe për paralajmërimet për një “kornizë të re për dialogun”, derisa nënvizoi se marrëveshja finale duhet të ketë njohjen reciproke dhe ulësen e Kosovës në OKB.

Tahiri: Marrëveshja me Serbinë të ketë njohje reciproke dhe ulësen e Kosovës në OKB

“Për neve si PDK është e rëndësishme që marrëveshja e re në mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë të ketë në qendër njohjen reciproke. Për neve si Kosovë marrëveshja finale patjetër duhet të rezultojë me anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ulësja jonë aty është e rëndësishme dhe duhet të dalë si rezultat i kësaj marrëveshje”, shtoi ai.

Lidhur me këtë foli edhe deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, i cili tha se deri më tani në Kuvend s’ka pasur diskutime për dialogun.

Madje tha se Qeveria ka qenë mjaft transparente në lidhje me këtë temë.

Rrustemi: Jemi transparent për dialogun

“Në Kuvend të Kosovës nuk ka pasur ndonjë diskutim në lidhje me dialogun, por ne vazhdojmë të qëndrojmë në atë që kemi thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të jetë ndërkombëtarisht dhe ligjërisht e obligueshme, me njohjen reciproke në qendër…Transparenca ka qenë jashtëzakonisht e madhe në takime të vazhdueshme, madje kryeministri ka takuar edhe përfaqësuesit e partive opozitare në lidhjen me dialogun. Ka diskutime në Kuvend sa herë ka kërkesë nga deputetët, në pyetjet parlamentare, interpelanca, debat. Qeveria ka qenë e gatshme për të diskutuar dhe përgjigjur”, tha ai.

Shefi i deputetëve të PDK-së, foli edhe për përmendjen e sërishme të luftës nga kryeministri Kurti.

Sipas tij, i njëjti po bën deklarata të tilla për të zhvendosur vëmendjen prej problemeve të brendshme.

Tahiri: Është e pabesueshme në çfarë gjendje mendore është duke operuar kryeministri Kurti

“Është e pabesueshme në çfarë gjendje mendore është duke operuar kryeministri jonë. Në Kosovë ju e dini që kemi prezencën e NATO-s, fuqive më të mëdha që garantojnë edhe sovranitetin tonë si shtet. Nuk shoh arsye tjetër që kryeministri të bëjë deklarata të tilla, pos të zhvendosë vëmendjen prej problemeve jashtëzakonisht të mëdha që qeveria e tij po tregohet e paaftë me i trajtuar”, tha ai./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës asiston ‘Ibër Lepencin’ në marrjen në kontroll të objektit në Zubin Potok

Policia e Kosovës asiston ‘Ibër Lepencin’ në marrjen në kontroll të objektit në Zubin Potok

Nura publikon foton e 27 vjeçares që vdiq në vetaksident, shpreh ngushllime familjeve

Nura publikon foton e 27 vjeçares që vdiq në vetaksident, shpreh ngushllime familjeve

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

Bajrami kritikon ashpër Qeverinë për liberalizimin e tregut të energjisë

S’pranohet në prova dëshmia e një dëshmitari në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria pretendonte për paaftësi mendore

S’pranohet në prova dëshmia e një dëshmitari në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Prokuroria pretendonte për paaftësi mendore

BE-ja dhe Britania e Madhe ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë

BE-ja dhe Britania e Madhe ashpërsojnë sanksionet ndaj Rusisë

Manaj në formacionin e javës në Turqi

Tensione te Sivasspori, Manaj në “sherr” me trajnerin

Policia e Kosovës asiston ‘Ibër Lepencin’ në marrjen në kontroll të objektit në Zubin Potok

Policia e Kosovës asiston ‘Ibër Lepencin’ në marrjen në kontroll të objektit në Zubin Potok

Bashkimi gjobitet për incidentin e xhiros së fundit

1 mijë e 200 euro dënim Bashkimit nga ndeshja e pestë

Gjykata Supreme e SHBA-së hap rrugën për deportimin e venezuelanëve

Gjykata Supreme e SHBA-së hap rrugën për deportimin e venezuelanëve

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli gati për festë, “luftë” për bileta

Nura publikon foton e 27 vjeçares që vdiq në vetaksident, shpreh ngushllime familjeve

Nura publikon foton e 27 vjeçares që vdiq në vetaksident, shpreh ngushllime familjeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X