TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryesia e Kuvendit nuk ia vazhdon mandatin Komisionit hetimor për rezervat

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sot mblidhen katër komisione parlamentare, diskutohen këto çështje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka mbështetur kërkesën e opozitës për të vazhduar edhe për tre muaj punën Komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore. Kjo nga opozita u konsiderua si një prej ditëve më të këqija të jetës parlamentare në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, akuzoi partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje se ka vendosur një precedent të keq në Kuvend, duke dëmtuar njërën prej shtyllave kryesore të demokracisë në Kosovë.

“Sot është njëra prej ditëve më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë. Me insistimin e LVV-së, sot merr fund përfundimisht njëra prej shtyllave të demokracisë që është mbikëqyrja parlamentare. Sot LVV i dha fund njërës prej shtyllave kryesore të demokracisë dhe ndërtoi precedentin afatgjatë fatkeq për Kosovën. Nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë shumicë parlamentare që të sabotojë qëllimisht një komision dhe në fund të pamundësojë vendimmarrjen në atë komision parlamentar”, tha Gashi.

Kritika shprehu edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili tha se shumica ka tendencë të bllokojë punën e opozitës.
“Ka një tendencë të shumicës ta bllokojë secilën punë që e zbardh të vërtetën në këtë vend. Ka një kërkesë që të shtyhet mandati i Komisionit hetimor për rezervat shtetërore… Është precedent tepër i rrezikshëm në demokraci dhe jetën parlamentare që shumica ta ngulfasë jetën parlamentare”, deklaroi Tahiri.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka mohuar akuzat e opozitës, duke thënë se ato janë të pasinqerta në diskutimin politik me mazhorancën.

“A është kërkesë primare themelimi i komisionit hetimor parlamentar, i cili mandatin e ka 3-6 muaj apo kërkesë është shkuarja në zgjedhje. Për cilindo prej tyre, qoftë për shkuarjen në zgjedhje apo themelimin e një komisioni hetimor do të duhej të kishte një konsensus politik apo diskutim ku prezantohen objektivat dhe ekziston baza e dialogut politik. Për këtë nuk po e zgjidhin. Ata po zgjedhin mënyrën që dëshirojnë të ballafaqojnë opinionin me domosdoshmërinë e mbajtjes së një seance të jashtëzakonshme, por pastaj për proces të votimit apo mbarëvajtje të seancës i duhen votat e pozitës. Në këtë situatë duhet të ishte një sinqeritet të diskutimit politik,” tha ajo.

Krahas kësaj, Kryesia ka vendosur që Kuvendi i Kosovës të mbajë dy seanca plenare javën e ardhshme./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Hasani: Kurti e Rama s’kanë asnjë përplasje për asgjë substanciale

Kurti: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Jashari e quan Shkelzen Gashin “idiot” për ekspozitën e masakrave në Prishtinë

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

Ymeri: Kosova pa rezerva strategjike të naftës, çmimet nuk kontrollohen si duhet

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

Hungaria në prag zgjedhjesh, dyshimet për eksploziv në Serbi – reagojnë Demokratët Europian

Hungaria në prag zgjedhjesh, dyshimet për eksploziv në Serbi – reagojnë Demokratët Europian

Mediat iraniane pretendojnë për përleshje me forcat amerikane gjatë shpëtimit të pilotit amerikan

Mediat iraniane pretendojnë për përleshje me forcat amerikane gjatë shpëtimit të pilotit amerikan

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Islami e quan spektakël politik deklarimin e Vuçiqit për gjetjen e eksplozivit pranë infrastrukturës së gazit

Hasani: Kurti e Rama s’kanë asnjë përplasje për asgjë substanciale

Kurti: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën