TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeshefi i KEK-ut: Verës do të futen në remont tri njësi, presim të mos rrezikojnë furnizimin me rrymë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Kryeshefi i KEK-ut: Verës do të futen në remont tri njësi, presim të mos rrezikojnë furnizimin me rrymë

Krasniqi gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrje Financiare tha se do të bëjnë përpjekje që të mos të rrezikohet furnizimi me energji elektrike për qytetarët e Kosovës si rezultat i remonteve në këtë blloqe.

“Remontet ndodhin çdo vjet në KEK, edhe sivjet do të ndodhë verës remonti i B1, B2 dhe A5. Por, do të mundohemi ta bëjmë në atë mënyrë që mos ta rrezikojmë furnizimin, por nuk mund t’i shmangemi kësaj. Kjo është teknika, kjo është”, theksoi Kransiqi.

Gjatë raportimit të Bordit dhe kryeshefit të KEK-ut në komisionin parlamentar nuk munguan as përplasjet ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Të martën gjatë këtë shqyrtimit të auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”, kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen Financiare, Hykmete Bajrami, theksoi se gjetjet nga auditori në KEK, janë tepër shqetësuese, pasi ka dhjetëra kontrata të firmosura me negocim të drejtpërdrejt dhe mungesë të transparencës.

Madje deputetja nga LDK-ja, Bajrami thotë se të gjeturat në KEK çojnë në dyshime për mashtrim dhe korrupsion. Ajo ka numëruar kontratat, edhe sa i përket blerjes së kushinetave, të cilat sipas saj, kanë qenë të dëmshme për buxhetin e KEK-ut.

“Ne si deputetë kërkojmë që të ndërmerrni masa ndaj të gjithë këtyre që kanë bërë shkelje. Në anën tjetër auditorët u deklaruan se nuk kanë hasur në mashtrime. Ne tani saktë nuk po e dimë se çka kualifikon ZKA si mashtrim, mirëpo nëse në procedurë të tenderimit të hapur refuzohen dy kompani për papërgjegjshmëri, për mungesë të kritereve dhe prapë hyhet për negocim të drejtpërdrejt me njërin prej operatorëve që ka qenë I papërgjegjshëm dhe largohen komplet kriteret, nuk e di se si mund të kualifikohet ndryshe përpos mashtrim, edhe dyshim për korrupsion”, tha ajo.

Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, nuk ka mohuar të gjeturat nga auditori, por tha se nuk merr përgjegjësi, pasi që në krye të KEK-ut ka ardhur në tetor të vitit 2021.

“Shumica e këtyre gjetjeve nga Zyra Kombëtare e Auditimit qëndrojnë dhe nuk mund ta themi të kundërtën. Megjithëse kohë pas kohe ka gjëra që mund të jenë edhe çështje specifike, por natyra e punës së KEK-ut duke sikur ka pasur neglizhencë. Unë në këtë pozitë jam nga tetori i vitit të kaluar, kështu që periudha që po flasim është para se unë me qenë aty. Dhe nuk mund të jap përgjigje për të gjithë ato pyetje eventuale që mund të jenë… qëndron edhe ajo që neglizhenca ka ndikuar që pastaj që KEK-u të hynë në prokurime të cilat i shkelin rregullat e prokurimit. Sepse ka çështje që mund të planifikohen shumë më herët, por kur të vjen çështja në fund jemi të detyruar të bëjmë transportin e punëtorëve, sigurimin fizik dhe shumë shërbime tjera pastaj detyrimisht për shkak të kohës që duhet të fillojë shërbimi ndodhin negociatat e drejtpërdrejta”, theksoi Krasniqi.

Edhe deputeti nga PDK-ja, Rashit Qalaj, raportin e prokurimit në KEK e ka vlerësuar si mjaft të keq dhe shqetësues. Sipas tij, procesi i prokurimit në KEK është i dyshimtë.

“Kështu nuk kam parë në asnjë institucion deri më tash. Nuk po them që KEK-u nuk ka bërë punë të mira, por ne po i referohemi këtij raporti me të gjetura. Procedurat që janë zhvilluar nga prokurimi, për mua është shumë e dyshimtë”, theksoi Qalaj.

Kryeshefi ekzekutiv në KEK, Krasniqi ka pranuar se ka kontrata njëburimore pa përfillur procedurat e tenderimit dhe që paralajmëroi se do të ndodhin prapë në të ardhmen në KEK.

“A ka edhe a do të ketë kontrata të negociuara në KEK? Po, do të ketë, sepse tek turbinat nuk mund të bëjmë tender të hapur, edhe të aplikojnë kompanitë të cilat s’kanë të bëjnë me turbinat dhe nuk mund të marrësh dikë tjetër. Kështu që do të ketë kontrata me negocim, por do të jenë me më shumë operatorë”, theksoi ai.

Gjatë raportimit, pati një përplasje verbale ndërmjet deputet të PDK-së, Hajdar Beqa dhe Halil Thaçit nga VV-ja.

Beqa tha se Thaçi ka pasur ndikim në konkursin e fundit në KEK, derisa deputeti i VV-së tha se këto janë shpifje.

Beqa: A ka kontrata tani me negocim? Sepse kriza energjetike nuk është vetëm 2018-2020, por fatkeqësisht është pikërisht në periudhën që udhëhiqet nga ky bord, nga ky kryeshef dhe nga kjo qeveri…. Nëse do me fol diçka tjetër dil në anën e raportuesve. Kur flas unë flas unë. I kemi ftuar drejtues të KEK-ut, KEK është i Kosovës dhe është aset i rëndësishëm. Nuk je zëdhënës i KEK-ut. Unë kam informata edhe për skandalet, pikërisht ti, që ke pasur takim edhe për punësimet me kryeshefin.

Thaçi: Kjo është shpifje, ti je shpifës.

Reagim ndaj deputetit Beqa pati edhe deputeti tjetër nga VV-ja, Eman Rrahmani. Ky i fundit tha se keqemenaxhimi në KEK është si pasojë e qeverisjes së PDK-së dhe AAK-së.

“Pajtohem me ty plotësisht kur thua që nëse vazhdohet në bazë të këtyre të gjeturave nga auditori, ne në 2022 do të kemi krizë, katastrofë, për shkak se kjo është pasqyrë e qeverisjes PDK-AAK. Por, të shpresojmë që bordi i ri dhe kreyshefi në raportin e ardhshëm mos me qenë me të gjeturat e tilla të cilat janë të patolerushme”, theksoi Rrahmani.

Edhe Skender Haziri, kryesues i bordit të KEK-ut, tha se nuk ka informata të plota për aktivitetet e prokurimit që kanë ndodhur në periudhën 2018-2020, por premtoi se Bordi i ri do të marrë masa për përmirësimin e prokurimit në KEK./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ismaili takon përfaqësuesit e tri ambasadave, flasin për sistemin e Kartonit të Gjelbër

Ismaili takon përfaqësuesit e tri ambasadave, flasin për sistemin e Kartonit të Gjelbër

Kurti takoi ambasadorin britanik, diskutuan për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve

Kurti takoi ambasadorin britanik, diskutuan për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve

Osmani në Bruksel kërkon heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në takim me Kaja Kallas

Osmani në Bruksel kërkon heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në takim me Kaja Kallas

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Arrestohet një i mitur në Vushtrri, vodhi 45 njehsorë uji

Emisioni “Ditari” 17.12.2025

Emisioni “Ditari” 17.12.2025

Ismaili takon përfaqësuesit e tri ambasadave, flasin për sistemin e Kartonit të Gjelbër

Ismaili takon përfaqësuesit e tri ambasadave, flasin për sistemin e Kartonit të Gjelbër

Kurti takoi ambasadorin britanik, diskutuan për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve

Kurti takoi ambasadorin britanik, diskutuan për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve

Osmani në Bruksel kërkon heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në takim me Kaja Kallas

Osmani në Bruksel kërkon heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës në takim me Kaja Kallas

Tentoi të hyj me drogë në Kosovë, arrestohet një shtetas malazez

Arrestohet një i mitur në Vushtrri, vodhi 45 njehsorë uji

Lladrovci në Londër takon deputetin britanik Martin Vickers, diskutohet bashkëpunimi lokal dhe binjakëzimi i komunave

Lladrovci në Londër takon deputetin britanik Martin Vickers, diskutohet bashkëpunimi lokal dhe binjakëzimi i komunave

Putin i quan udhëheqësit evropianë “derra të vegjël”, kërcënon me luftë nëse nuk dialog

Putin i quan udhëheqësit evropianë “derra të vegjël”, kërcënon me luftë nëse nuk dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën