TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeshefi i IPK-së nderohet nga Departamenti i Shtetit për aksionet “PIKA 1 dhe PIKA 2”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kryeshefi i IPK-së nderohet nga Departamenti i Shtetit për aksionet “PIKA 1 dhe PIKA 2”

Inspektorati Policore i Kosovës ka njoftuar se Kryeshefi Ekzekutiv, Kushtrim Hodaj është nderuar nga Departamenti i Shtetit në Washington për “sukses të jashtëzakonshëm operacional”.

Sipas IPK-së ky çmim ka ardhur pas realizimit të operacioneve antikurrupsion, ku janë arrestuar 74 zyrtarë policorë në aksionet e koduara “PIKA 1 dhe PIKA 2”.

“Në ceremoninë e mbajtur  dje në Departamentin e Shtetit në Washington  për ditën e Akademisë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit  (ILEA), Kushtrim Hodaj është përzgjedhur fitues i çmimit kryesor  për Sukses të Jashtëzakonshëm Operacional, si i nominuar për realizimin me sukses operacionit antikorrupsion të Inspektoratit Policor të Kosovës ku u arrestuan 74 zyrtarë policorë në operacionin e vitit të kaluar të koduar me emrin  “PIKA 1 dhe PIKA 2””, thuhet në njoftim.

Po ashtu, përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi  dhe të Ganës, të diplomuar në Akademinë Ndërkombëtarë të Zbatimit të Ligjit  u vlerësuan që me punën e tyre kanë bërë një ndryshim të madh në komunitetet e tyre dhe sektorët e drejtësisë penale në mbarë botën.

“Në këtë ceremoni ishin të nominuar zyrtarë nga 52 shtete nga e gjithë bota, ndërkaq çmimi u nda nga Nënsekretarja e Shtetit znj. Uzra Zeya dhe Ndihmës Sekretari i INL-it (Byroja për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit) z. Todd Robinson”.

Tutje thuhet se kryeshefi Hodaj është duke vazhduar vizitën zyrtare në Washington, ku gjatë ditëve ne vijim do të pritet nga zyrtarë të lartë nga fusha e sigurisë dhe drejtësisë në SHBA.

Në aksionin e parë të IPK-së i koduar me emrin “Pika 1” në mars të vitit të kaluar ishin arrestuar 48 zyrtarë policorë dhe dy doganierë. Ata ishin dërguar në mbajtje me vendim të gjykatës.

Ndërsa në aksionin e koduar si“PIKA 2”, i cili u zhvillua në prill të vitit të kaluar ka përfunduar me 26 persona të arrestuar.

Operacionit të IPK-së i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitetet të kundërligjshëm të një numri të zyrtarëve policor.

“Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth njëvjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Hetuesit e IPK-së muaj më parë kanë pranuar informacione përmes rrugëve operative lidhur me dyshimet për përfshirjen në aktivitetet të kundërligjshme të disa zyrtarëve policorë të punësuar në Drejtorinë Rajonale kufitare “Perëndimi” në Gjakovë respektivisht pikë-kalimit kufitar në Vërmicë”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

Megjithatë, një pjesë e tyre tashmë janë liruar dhe gjatë procedurave do të mbrohen në liri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën