TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeqyteti ndan 250 euro për gratë me kancer të gjirit dhe pacientë me sëmundje kronike

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Pritet të ndahen shtesa për shpenzimet e transportit për fëmijët me nevoja të veçanta

Komuna e Prishtinës i ka mbështetur gratë me sëmundje të kancerit të gjirit dhe pacientë me sëmundje kronike me nga 250 euro.

Nga kjo shumë, kanë përfituar rreth 2 mijë qytetarë. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku.

Sadiku tha se ideja ka qenë që sado pak t’u ndihmojë këtyre kategorive për shkak të nevojave që i kanë. Synim kanë që këtë subvencion ta vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

“Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës këtë vit ka pasur afër 350 mijë euro për qytetarë me sëmundje kronike dhe për këtë qëllim janë subvencionuar 2 mijë qytetarë dhe rreth 360 gra janë me kancer të gjirit e që kanë përparësi, duke pasur parasysh që kjo sëmundje është duke u rritur por që ka pasur pacientë me sëmundje kronike të zemrës, diabetit dhe sëmundjeve malinje të organeve tjera por që fokus më i madh ka qenë te rastet me kancer të gjirit që i kemi ndarë që është një ndihmë deri në 250 euro për qytetarë dhe ne do të vazhdojmë edhe vitin e ardhshëm me një shumë të tillë rreth 350 mijë euro me i ndihmu qytetarët të cilat kanë këto sëmundje që sado pak me i zbut nevojat që i kanë”, ka thënë Sadiku për EO.

Ndonëse nuk kanë statistika për numrin e të sëmurëve në Kryeqytet, Sadik ka thënë se për këtë do të formohet një Komision për t’i shqyrtuar këto aplikime. E shuma e njëjtë nuk do të jetë për të gjithë aplikantët dhe se nevojat do të vërtetohen me anë të një raporti mjekësor.

“Faktikisht ne statistika të sëmurëve të tilla nuk i mbajmë ne. Prej 1 janarit hapët konkursi ose oferta për të aplikuar qytetarët, ata aplikojnë dhe ne pastaj kemi një komision i cili bën shqyrtime të gjitha atyre që aplikojnë për të marrë këtë subvencion dhe pastaj ekipi profesional e bën një ndarje cilëve duhet t’u japim dhe sa sepse nuk i jepet secilit shuma maksimale 250 euro por shumica e tyre subvencionohen me një shumë sa e sheh komisioni profesional të arsyeshëm, varësisht edhe nga komplikimet që i ka sëmundja dhe nevojat që i ka pacienti për to. Që kjo vërtetohet me një raport mjekësor që ata e sjellin tek mjeku i tyre dhe në bazë të kësaj ne fillojmë që të ndajmë subvencionet prej fillimit të vitit”, u shpreh Sadiku, teksa tregoi se përfitues do të jenë vetëm banorët rezidentë të Prishtinës.

Tags: 250 europacientë me sëmundje kronikeprishtina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kontesti për ndërtimin e përbashkët banesor – Supremja kthen në rigjykim çështjen mes shoqërive tregtare dhe NPB

Kontesti për ndërtimin e përbashkët banesor – Supremja kthen në rigjykim çështjen mes shoqërive tregtare dhe NPB

Punëtorët teknikë nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 500 eurosh

Punëtorët teknikë nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 500 eurosh

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e Kosovës në statusin e vendit kandidat për BE

Zulfaj në Bruksel kërkon avancimin e Kosovës në statusin e vendit kandidat për BE

Kontesti për ndërtimin e përbashkët banesor – Supremja kthen në rigjykim çështjen mes shoqërive tregtare dhe NPB

Kontesti për ndërtimin e përbashkët banesor – Supremja kthen në rigjykim çështjen mes shoqërive tregtare dhe NPB

Punëtorët teknikë nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 500 eurosh

Punëtorët teknikë nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 500 eurosh

Xhiroja e dytë sjell përballje interesante në ProCredit Superligë

Sigal Prishtina nikoqire e Bashkimit, skuadrës ende pa humbje në Superligë

“Mesditë”-16.10.2026

“Mesditë”-16.10.2026

Protestë edhe në Vlorë, studentët mblidhen përgjatë Bulevardit ‘Ismail Qemali’

Protestë edhe në Vlorë, studentët mblidhen përgjatë Bulevardit ‘Ismail Qemali’

Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane 

Manchester City rrezikon deri në 10 vjet përjashtim nga garat evropiane 

Dita e dytë e protestës në Korçë, tensione dhe shoqërime nga policia

Dita e dytë e protestës në Korçë, tensione dhe shoqërime nga policia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën