TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve

by teve1
2 vjet ago
2
A A
Kryeprokurori i Shtetit kërkon nga kryeprokurorët e prokurorive angazhim në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi së bashku me Koordinatoren Nacionale për Zgjedhje, prokuroren nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, të martën kanë mbajtur takim me kryeprokurorët e të gjitha prokurorive në vend ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë si dhe Menaxheri i projektit strategjik “Mbrojtja e votës”, në kuadër të sistemit prokurorial, Besim Kusari.

Sipas njoftimit në këtë takim, u.d. kryeprokurori Kelmendi kërkoi nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Pula dhe kryeprokurorët e prokurorive angazhim të shtuar lidhur me mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës për zgjedhjet nacionale që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Po ashtu thuhet se gjatë këtij takimi u diskutua për koordinimin në mes të prokurorive dhe Koordinatores Nacionale lidhur me të gjitha aktivitetet e Prokurorit të Shtetit që do të ndërmerren në rast se do të ketë cenim të procesit zgjedhor, si dhe duke përfshirë edhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet tjera ligjzbatuese në veçanti me Policinë e Kosovës.

“Në këtë takim të pranishmit u informuan nga Koordinatorja znj. Pula, se pas pranimit të informatave lidhur me dy raste të dyshuara në drejtim të veprës penale ,,Cenimi i fshehtësisë së votimit”, nga neni 215 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke i zhvilluar hetimet”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se gjatë takimit u ritheksua se Prokurori i Shtetit do të vazhdojë të trajtojë secilin rast me urgjencë dhe brenda afateve ligjore.

“Prokurori i Shtetit fton qytetarët të cilët kanë apo mund të kenë informata se në çfarëdo mënyre po cenohet fshehtësia e votës apo çfarëdo veprimi tjetër i ndërmarrë që bie në kuadër të veprave penale kundër të drejtës së votimit, t’i raportojnë ato tek Prokurori i Shtetit apo tek Policia e Kosovës”, theksohet në njoftim.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka-Pula ndjek nga afër Kosovë–Izrael: Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat

Shiroka-Pula ndjek nga afër Kosovë–Izrael: Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat

Osmani për policët e rënë në detyrë: Bunjaku, Zymeri dhe të gjithë heronjtë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt

Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Tentoi ta godiste me veturë policin dhe më pas e sulmoi, arrestohet i dyshuari në Vushtrri

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Pëlcet gypi i ujësjellësit në Hajvali, gjashtë zona të Prishtinës mbesin pa ujë të pijshëm

Vuçiq rikthen retorikën e Millosheviqit, fajëson Perëndimin për operacionin ushtarak kroat “Stuhia”

Avokati Stojkoviq kërkon arrestimin e menjëhershëm të Vuçiq

Shiroka-Pula ndjek nga afër Kosovë–Izrael: Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat

Shiroka-Pula ndjek nga afër Kosovë–Izrael: Faleminderit për angazhimin dhe emocionet që na dhuruat

Foda i zhgënjyer: Nuk i shfrytëzuam rastet

Foda i zhgënjyer: Nuk i shfrytëzuam rastet

Osmani për policët e rënë në detyrë: Bunjaku, Zymeri dhe të gjithë heronjtë dëshmuan se Kosova nuk përkulet para askujt

Osmani: Arlindën e lanë në duart e vdekjes, pronarin e lopës që kullot bar e arrestojnë

Kosova U-17 mundet thellë nga Kroacia

Kosova U-17 mundet thellë nga Kroacia

Kosova barazon në Prishtinë me Izraelin

Kosova barazon në Prishtinë me Izraelin

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Nis pjesa e dytë në “Fadil Vokrri”, Dardanët kërkojnë fitoren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën