Nikolla ka thënë se akte të tilla nuk i shërbejnë paqes, stabilitetit dhe evropianizimit të rajonit.
“Sulmi ndaj autoriteteve të Policisë, në veri të Republikës së Kosovës, është një veprim i dënueshëm. Akte të tilla nuk i shërbejnë paqes, stabilitetit, sigurisë, zhvillimit dhe evropianizimit të rajonit”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.
Ajo vlerëson misionin e NATO-s në Kosovë KFOR-in për gatishmërinë për ta mbështetur Policinë e Kosovës.
“Vlerësoj Misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, për dënimin e këtyre akteve dhe gadishmërinë për të mbështetur Policinë e Republikës së Kosovës!”, tha Nikolla. /teve1.info/