Mbrëmë hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme, kanë arrestuar katër persona të dyshuar për së paku dhjetë vepra grabitje tëcilat janë kryer nën kërcënimin e armëve.
Sipas policisë, personat e arrestuar dyshohet të jenë të përfshitë në rastet e grabitjeve, që kanë ndodhë në pompa derivatesh, markete kryesisht në rajonin e Prishtinës.
“Personat e dyshuar : F.M, mashkull, 34 vjeç , F.M, mashkull, 32 vjeç , A.S, mashkull, 34 vjeç dhe XH.S, mashkull, 41 vjeç, janë arrestuar në Stacionin e Autobusëve, derisa po tentonin të largoheshin nga Kosova”, thuhet në njoftim.
Personat e dyshuar pas intervistimit nga ana e hetuesve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.






