TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kryeministri Kurti uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Nëntorët tanë janë hallka të një zinxhiri të pashkëputshëm të lirisë

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
Kryeministri Kurti uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Nëntorët tanë janë hallka të një zinxhiri të pashkëputshëm të lirisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit. Në një postim në Facebook, ai ka theksuar lidhjen e fortë historike mes kësaj date dhe fatit të kombit shqiptar.

Kurti ka deklaruar se “nuk dihet të ketë një tjetër komb në botë që fati i tij të jetë ndërthurur kaq pazgjidhshmërisht me një datë të caktuar, ashtu siç gërshetohet data 28 Nëntor me fatin e kombit tonë”.

Ai kujtoi ngritjen e flamurit në Kalanë e Krujës në vitin 1443, duke e cilësuar si “një aksident historik” që me kalimin e shekujve u shndërrua në “një shenjë të shenjtë të kalendarit tonë kombëtar”.

Duke përmendur shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, Kurti citoi Sami Frashërin, i cili kishte theksuar se “qëllimi i vetëm i shqiptarëve është të ruajnë Shqipërinë të mos copëtohet prej të huajve, të mbajnë gjuhën e kombësinë e tyre”. Sipas tij, ky projekt kombëtar u realizua vetëm pjesërisht në atë kohë.

Ai gjithashtu solli në vëmendje fjalët e Luigj Gurakuqit, i cili në vitin 1913 kishte shkruar se në jetën e kombeve ndodhin “rasa të paprituna” që ndryshojnë rrjedhën e historisë, duke iu referuar shpalljes së pavarësisë në Vlorë.

Kryeministri në detyrë kujtoi se më 28 nëntor 1955 lindi Adem Jashari, “Kryekomandanti i UÇK-së, njeriu që do të vihej në ballë të luftës për lirinë e Kosovës”.

Ai po ashtu theksoi se më 28 nëntor 1997 Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli publikisht për herë të parë, duke treguar para botës vendosmërinë e popullit shqiptar për liri.

Sipas Kurtit, gjithë përpjekjet dhe flijimet ndër shekuj “janë kurorëzuar sot me Shqipërinë e pavarur dhe me Kosovën e pavarur”.

Në mesazhin e tij, Kurti foli edhe për atë që e quajti “Nëntori i Tretë”, një etapë e re për kombin shqiptar.

“Si komb evropian, sytë i kemi të kthyer kah e ardhmja, kah një Nëntor i Tretë, që duhet të vijë nëpërmjet përpjekjeve tona, punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm”, shkroi ai, duke shtuar se edhe nëse kjo ditë nuk bie në nëntor, “ne mund ta pagëzojmë që sot si 28 Nëntori ynë i Tretë”.

Në fund të mesazhit, kryeministri në detyrë uroi të gjithë shqiptarët:
“Vëllezër shqiptarë e motra shqiptare, kudo që gjendeni, në këtë ditë gëzimi e feste: Gëzofshi 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një personi që ishte raportuar i zhdukur

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Rahovec

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Operacion i Policisë në Pejë për krim të organizuar dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person në Pejë, i gjenden pesë elektroshokë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj të miturës

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Bien çmimet e naftës pasi Trumpi paralajmëroi Iranin për Ngushticën e Hormuzit

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një personi që ishte raportuar i zhdukur

Turqia vendos sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot” në provincën lindore Malatya

Turqia vendos sistemin e mbrojtjes ajrore “Patriot” në provincën lindore Malatya

Gjenden mbetje mortore gjatë gërmimeve në Rahovec

Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Operacion i Policisë në Pejë për krim të organizuar dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet një person në Pejë, i gjenden pesë elektroshokë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj të miturës

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Një person plagoset në kokë me thikë, arrestohet një 17-vjeçar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën