TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi merr sot detyrën

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi merr sot detyrën

Në Maqedoni të veriut sot do të zgjedhet kryeministri i parë shqiptar.

Ai do të jetë Talat Xhaferi, i cili do të ketë një mandat prej 100 ditësh.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të mblidhet në seancë për të debatuar mbi programin dhe kabinetin e Xhaferit, ndërsa deri në mesnate pritet të votohet dhe miratohet qeveria teknike.

Xhaferi i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e 8 majit.

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE do të jetë e pranishme në sallën e Kuvendit, por paralajmëroi se nuk do të votojë për Qeverinë teknike.

Kjo e diel është një ditë historike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pasi për herë të parë qeveria do ketë një kryeministër shqiptar.

Kush është Telat Xhaferi?

Talat Xhaferi ka lindur më 15 prill 1962 në Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut. Në vitin 1981, regjistrohet në Akademinë Ushtarake e Forcave Tokësore – drejtimi i këmbësorisë, dhe mësimin e ndjek në Beograd dhe në Sarajevë. Prej vitit 1996 deri në vitin 1998 u përkushtohet studimeve pas universitare me specializim në detyrat komanduese dhe të shtabit në Akademinë Ushtarake Shkup, ndërsa në vitin 2013, fiton titullin magjistër, pas mbrojtjes së suksesshme të tezës në Fakultetin Filozofik pranë Universitetit në Shkup.

Karrierën në forcat e armatosura e fillon në vitin 1985, fillimisht në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ),Me pavarësimin e Maqedonisë, ai kthehet në vendlindje dhe inkuadrohet në Armatën e Maqedonisë, duke qenë oficer i lart dhe pas një periudhe zgjidhet komandant i njësiteve të këmbësorisë në kazermën e Tetovës, shkruan RTSh.

Gjatë viteve të përfshirjes në politikë në radhët e BDI-së, duke u zgjedhur deputet, zëvendësministër i mbrojtjes në vitin 2008 dhe ministër i mbrojtjes në shkurt të 2013.

Në vitin 2016, për herën e pestë zgjidhet deputet në Kuvend, ndërsa në vitin 2017, zgjidhet Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Më 21 gusht 2020, pas mandatit të tij të gjashtë si deputet, përsëri e fiton besimin e shumicës të deputetëve të Kuvendit dhe zgjidhet Kryetar i dhomës ligjvënëse.

Tags: kryeministri i parë shqiptarMaqedonia e VeriutTalat Xhaferi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Australia kërkon nga SHBA të ulë tensionet në luftën me Iranin pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Australia kërkon nga SHBA të ulë tensionet në luftën me Iranin pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit

Arrestohen pesë persona në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Arrestohen pesë persona në Prishtinë për posedim të narkotikëve

Me kërkesën për përgjegjësi për rastin e Arlindës dhe ndaljen e vrasjes  së grave përfundon protesta në Prishtinë

Me kërkesën për përgjegjësi për rastin e Arlindës dhe ndaljen e vrasjes së grave përfundon protesta në Prishtinë

Vëllai i Erona Coklit: Zëri ynë për Eronën, Arlindën e gratë të tjera nuk do të heshtë

Promovohet libri “Dy kombe një etni-formimi i subjektiviteti kosovar”- i autorit Betim Berisha

Promovohet libri “Dy kombe një etni-formimi i subjektiviteti kosovar”- i autorit Betim Berisha

Çitaku i vlerëson përpjekje për njollosje të UÇK-së, raportimet se Dick Marty është cak për ekzekutim

Çitaku për takimin rreth apelit në Hagë: Janë arritur disa marrëveshje

Protesta e PD-së, mbështetës dhe figura të opozitës vendosen përpara Kryeministrisë

Protesta e PD-së, mbështetës dhe figura të opozitës vendosen përpara Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën