Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur sonte në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar.
Derisa i ka uruar mirëseardhje, Kurti ka shpërndarë edhe disa fotografi nga kjo pritje.
“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar!”, shkroi Kurti.
Ndryshe nesër në orën 9:35 do të zhvillohet takimi dy palësh. Kurse pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët të dy kryeministrave
Konferenca do të mbahet në orën 10:30 në objektin e Qeverisë./teve1.info./