TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Kryeministër hajvan” – shfaqen grafite në Prishtinë drejtuar Albin Kurtit

Në dy raste të veçanta janë shkruar grafite në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, ku kryeministri i vihet emër kafshësh. Kjo vlerësohet si pasojë e gjuhës së përdorur më herët nga vet kryeministri Kurti.

by Florijeta Dernjani
11 muaj ago
2
A A
“Kryeministër hajvan” – shfaqen grafite në Prishtinë drejtuar Albin Kurtit

“Thojshin buxheti i shteti do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash. Ose jepshin premtime për koeficient, ma shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash. Por, ka kalu koha e hajvanitit.”

Gjuhë të tillë, përdori pak orë pas mbylljes së kutive të votimit në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Javë më pas, krahasime të njëjtë, përmes garfiteve në hapësira publike u bën karshi kryeministrit.

Kjo shihet si shkak – pasojë e deklarimeve të vetë shefit të ekzekutivit.

“Në shumë vende të botës, edhe kryetarët por edhe figurat publike i nënshtrohen këtyre parullave dhe nuk ka pothuajse asnjë reagim. ‘Djallin nga shishja’ e ka nxjerrë Albin Kurti, dhe tash është një çështje që nuk mund të ndalet. Por, në qoftë se Albin Kurti do të ishte pak më i vëmendshëm, edhe pse ka thënë se çfarë ka thënë, e të dilte pas një dite duke kërkuar falje, kjo çështje do të ishte harruar dhe nuk do të merrej askush me të”, ka deklaruar Behxhet Shala nga KMDLNJ.

Megjithatë, një gjuhë e tillë, vlerësohet se nuk do duhej të bënte pjesë në komunikimin publik.

“Na duhet me evidentu se për herë të parë kjo është përdorur nga ana e politikës, drejtuar një grupacioni tjetër politik, dhe po kthehet në të njëjtën monedhë për politikanët. Normalisht, nuk është gjuhë që do duhej të përdorej në sferën publike, sepse është gjuhë që ka për qëllim fyerjen e kundërshtarit politik”, ka pohuar profesori i gazetarisë, Alban Zeneli.

Gjuha e përdorur në grafite, konsiderohet se ka tejkalim të lirisë së shprehjes, gjë për të cilën personat ndaj të cilëve janë thënë fjalë fyese mund t’i drejtohen organeve të drejtësisë.

“Janë të ndaluara në kuptim të ligjit civil  kundër fyerjes dhe shpifjes, për faktin se përbëjnë deklarata të natyrës fyese, e në rrjedhë të kësaj kushdo që ndihet i tillë mund të iniciojë padi në Gjykatë për kompensim dëmi, përkatësisht kundër fyerjes dhe shpifjes”, ka deklaruar avokati, Ardian Bajraktari.

Televizioni ka tentuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës për veprimet që i kanë marrë në rastet e dy grafiteve me gjuhë fyese ndaj kryeministrit, por nuk ka marrë përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Kemi dorëzuar dëshmi që Spahiu s’është pjesë e PK-së nga viti 2022

Hoxha: Fajdet po noterizohen, të ndryshohet Kodi Penal

Për 4 muaj 10 vdekje në vendin e punës

Aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë për vdekjen e punëtorit në Gorazhdevc

​Vitia viziton Onkologjinë: MSh do të vazhdojë të ketë në fokus sëmundjet malinje

​Vitia viziton Onkologjinë: MSh do të vazhdojë të ketë në fokus sëmundjet malinje

Incident në vendin e punës në Gjakovë, lëndohet një grua

Zyrtarë të lartë serb në gjyq për favorizimin e projektit të dhëndrit të Trumpit

Zyrtarë të lartë serb në gjyq për favorizimin e projektit të dhëndrit të Trumpit

Hoxha: Kemi dorëzuar dëshmi që Spahiu s’është pjesë e PK-së nga viti 2022

Hoxha: Fajdet po noterizohen, të ndryshohet Kodi Penal

Gjobë e majme për Interin, merret vendimi përfundimtar për fishekzjarrin e hedhur ndaj ish-portierit zikaltër

Gjobë e majme për Interin, merret vendimi përfundimtar për fishekzjarrin e hedhur ndaj ish-portierit zikaltër

Për 4 muaj 10 vdekje në vendin e punës

Aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë për vdekjen e punëtorit në Gorazhdevc

Këto janë pijet më të këqija për zorrët tuaja

Këto janë pijet më të këqija për zorrët tuaja

​Vitia viziton Onkologjinë: MSh do të vazhdojë të ketë në fokus sëmundjet malinje

​Vitia viziton Onkologjinë: MSh do të vazhdojë të ketë në fokus sëmundjet malinje

Penalltitë i japin fitoret Realit, në 22 javë madrilenët kanë gjuajtur 11 herë nga pika e bardhë

Penalltitë i japin fitoret Realit, në 22 javë madrilenët kanë gjuajtur 11 herë nga pika e bardhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën