Kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka pritur në takim kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Në takim u fol edhe për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, ka njoftuar von der Leyen.
“Takimi i mirë me Ana Bërnabiq. Komisioni i BE-së mbështet punën e Serbisë drejt anëtarësimit. Plani ynë i Ri i Rritjes do të ndihmojë në përshpejtimin e reformave, rritjen e investimeve të BE-së, për t’ju afruar me Tregun Unik. Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar ajo.
Good meeting with @anabrnabic⁰@EU_Commission supports Serbia’s work towards accession.
Our New Growth Plan will help speed up reforms, increase EU investments, bring you closer to the Single Market.
We also discussed the importance of normalising relations with Kosovo. pic.twitter.com/CjpTg8vn3e
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 4, 2023