Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, do të qëndrojë për vizitë zyrtare sot në Kosovë.
Ai do të pritet në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Radman gjatë të martës do të takohet me krerët e institucioneve të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti e kryekuvendarin, Glauk Konjufca.
Në njoftim e MPJD-së, është bërë e ditur se konferenca për media do të mbahet ditën e martë, në orën 09:25.