TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

KRU “Prishtina” njofton se uji për pije do të pastrohet në ditën e ardhshme

nga TËVË 1
20 Tetor, 2023
0
A A
A duhet të përdoret për pije uji në Prishtinë?

Pas njoftimit të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës se nga analizat fiziko-kimike ka dalë se uji nga liqeni i Badovcit ka vlera të rritura të manganit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka ulur prodhimin e ujit në 35% më pak, në mënyrë për të ruajtur kualitetin e ujti të pijshëm.

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku konfirmoi se cilësia e ujit për momentin nuk është në gjendje të pastër për pije, pasi që gjatë monitorimit të ujit është vërejtur një sasi e manganit dhe menjëherë është ndërmarrë për zvogëlim të prodhimit të ujit.

Mjeku thotë se qytetarët që furnizohen nga Liqeni i Badovcit do të furnizohen me reduktime, por që rekomandohet që ai ujë të mos përdoret për pije.

“Në moment kur e kemi pranuar këtë informatë dhe me kërkesë të Departamentit të cilësisë së ujit, e kemi zvogëluar prodhimin e ujit nga 480 litra në sekondë, në 180 litra në sekondë ose rreth 35%, në mënyrë që të ruajmë kualitetin e ujit të pijshëm. Pra, qytetarët që furnizohen nga sistemi i Badovcit tash kanë reduktime, marrin ujë sadopak, por duhet bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Kosovës që ky ujë të mos konsumohet për pije, të mos e përdorin për gatim, por ta vlojnë së paku edhe pse nuk është një gjendje alarmante siç e shohin ekspertët nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, sepse nuk është një ngritje e lartë e manganit. Analizat jemi duke i marrë. Në moment që shohim që ka rënie të sasie të manganit në Liqenin e Badovcit, ne e lëshojmë në prodhim”, tha Mjeku.

Mjeku shtoi se situata aktuale nuk është alarmante dhe nuk do të zgjasë shumë, ndërsa për momentin qytetarët po furnizohen me autobot deri në zgjidhjen e këtij problemi.

“Besojmë që kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, por pse ka ndodhur kjo? Sepse është rritur sasia e manganit. Këtu ndodhet miniera e Kishnicës. Mangani është rritur për shkak se është një dukuri natyrore, kur netët janë të ftohta. Kjo nuk ndodh vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet e tjera”, tha Mjeku për KP.

IKShPK ka lajmëruar zonat të cilat janë të furnizuara me ujë me mangan e për të cilat rekomandon që uji të mos përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në njoftimin e radhës.

Këto zona janë:

Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, lagjet 038 dhe të gjitha tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtine, lagjet Qendresa, Qendresa Home, Swiss Village, fshati Preoc, Cagllavicë, rruga “Behar Begolli”, “Richard Holbrooke”, Qendra “Albi Mall”, rruga “Shkupi”, “Holger Petersen”, “Malush Kosova”, objektet individuale nga rruga “Malush Kosova”, deri te “kisha në Matiçan”.

Po ashtu janë edhe zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, lagjja Qershia, lagjja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati rruga “Muharrem Fejza” me të gjitha rrugicat, drejtimi deri te QKUK, rruga “Enver Maloku”, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga “Ferat Dragaj”, “Hajrullah Abdullahu”, “Hilmi Rakovica”, “Vllezërit Gervalla”, “Afrim Zhitija”, “Armend Daci”, “Dervish Rozhaja”, “Thimi Mitko”, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga “Sali Nivica”, “Norbert Jokl”, “Thimi Mitko”, objektet banesore në Bregun e Diellit, zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor “Xheladin Rekaliu” deri te kryqëzimi i rrugës te Konviktet, zonat afër shkollës “Ismail Qemali”, rrugët “Mehmet Gradica”, “Hyzri Talla”, “Qamil Bala”.

Tags: Arjeta MjekuKRU "Prishtina"uji i pijes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të lënduar në një përleshje me thikë në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje

Dy të lënduar në një përleshje me thikë në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje

Mospërshtatja e shpejtësisë dyshohet të jetë shkak i aksidentit me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 19-vjeçares në vetaksidentin në Prizren

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Gjakovarja raporton vjedhjen e targave, rezulton kallëzim i rremë

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë vlerësohet nevojë e domosdoshme

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë vlerësohet nevojë e domosdoshme

Portugezët votojnë për herë të tretë në zgjedhjet e përgjithshme brenda tre vjetëve

Portugezët votojnë për herë të tretë në zgjedhjet e përgjithshme brenda tre vjetëve

Dy të lënduar në një përleshje me thikë në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje

Dy të lënduar në një përleshje me thikë në Prishtinë, njëri përfundon në mbajtje

Liderë botërorë marrin pjesë në inaugurimin e Papës Leo XIV

Liderë botërorë marrin pjesë në inaugurimin e Papës Leo XIV

Rusia nis sulmin më të madh me dron ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës

Rusia nis sulmin më të madh me dron ndaj Ukrainës që nga fillimi i luftës

Ronaldo do të largohet nga Al-Nassr

Ronaldo nuk e ka ndërmend të ndalet, së shpejti do të njoftoj për klubin e ri

Kevin De Bruyne njofton largimin nga Man City në fund të sezonit

Tri opsionet që i ka De Bruyne për të ardhmen e tij

Mospërshtatja e shpejtësisë dyshohet të jetë shkak i aksidentit me fatalitet në rrugën Gjilan-Kamenicë

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 19-vjeçares në vetaksidentin në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X