Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u ka bërë thirrje të gjithë floktarëve që të kryejnë obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit.
Sipas njoftimit të tyre, të gjithë ata që kanë borxhe do të shkyçen, përcjell teve1.info
“Ftojmë të gjithë frizerët/ floktarët që t’i kryejnë të gjitha obligimet financiare ndaj shërbimeve të ujit, në afat sa më të shkurtër. Do të shkyçet secili prej tyre që ka borxhe në tetë komunat, pas inspektimeve që janë fokusi i radhës”, bëhet e ditur në njoftimin e KRU “Prishtina”.