Kroacia ka rikonfirmuar mbështetjen për Kosovën në anëtarësimin në organizatat euro-atlantike dhe zhvillimin e FSK-së.
Këtë e ka përsëritur ministri i Mbrojtjes së këtij vendi, Mario Banožić, i cili ka uruar Eejup Maqedoncin për marrjen e detyrës në krye të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës
“Në letrën e Ministrit Banožić vlerësohet partneriteti i shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy shteteve bazuar në respekt dhe mirëkuptim. Ndërsa theksohet mbështetja e fuqishme e Kroacisë për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat euro-atlantike, si dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes shkëmbimit të eksperiencës, dijes dhe ofrimit të trajnimeve e edukimit ushtarak”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministri Banožić sipas njoftimit ka shprehur besimin e plotë se bashkëpunimi i shkëlqyer ndërmjet dy ministrive do të vazhdoj edhe gjatë mandatit të Ministrit Maqedonci, me synim fuqizimin e stabilitetit regjional si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të lidhjeve në fushën politike, të mbrojtjes dhe atë ekonomike./teve1.info/