TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kritikohet vendosja e semaforëve në “Pejton”, komuna arsyeton veprimin

Në lagjen “Pejton” në kryeqytet janë vendosur disa semaforë të cilët pritet të vihen në funksion shumë shpejt. Por, ky vendim, nga opozita po shihet si dështim.

by Fëllënza Krasniqi
11 muaj ago
1 0
A A

Ka ditë që janë vendosur, mirëpo janë akoma jofunksional.

Por ende pa u vënë në punë, dikush po i sheh si dështim.

Asamblisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla thotë se vendime të tilla, janë vetëm eksperiment i kryetarit, Përparim Rama.

“Tash e tri vjet e gjysmë prej ardhjes në pushtet të Përparim Ramës dhe LDK-së, ne si qytetarë të Prishtinës i jemi nënshtruar eksperimenteve të ndryshme nga ky ekzekutiv të cilat kanë rezultuar vazhdimisht të pasuksesshme. Kemi pasur testet për vozitje një kahje, pastaj rrugët një kahje që janë shndërruar sërish në rrugë dy kahëshe e veprime të tjera të cilat merren pa analiza të mirëfillta, vetëm për t’u dukur se po bëjmë diçka, ndërkohë që rezultati janë kolonat kilometrike siç nuk i ka pasur Prishtina asnjëherë më parë”, thotë ai.

Këta semaforë në lagjen “Pejton” në kryeqytet po i sheh të panevojshëm edhe eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti.

Sipas tij, vendosja e tyre në këtë zonë, vetëm do ta rëndojë trafikun.

“Ajo është një pjesë shumë e frekuentuar. Duhet të bëhet një zgjidhje që të lirohet ajo pjesë e komunikacionit dhe jo të ngarkohet. Nuk është që semafori ka me liru atë pjesë të komunikacionit, përveç se ka me ngarku edhe më tepër se sa që është. Në atë pjesë, por edhe në pjesë të tjera duhet të bëhen rrugë alternative apo të bëhen rrugë një kahëshe. Ajo rrugë shumë mirë ka qenë një kahore, ku nuk ka pasur pengesa, nuk ka pasur pika konflikti e ka qenë një komunikacion pakëz më i lehtë”, vlerëson Lavdim Hamiti –ekspert i komunikacionit.

Mirëpo, nga komuna e Prishtinës mendojnë ndryshe.

Donat Lushaku, zëdhënës i kësaj komune, thotë se një ndërhyrje në këtë pjesë ka qenë e domosdoshme.

“Është bërë një analizë dhe është bërë një propozim i tillë, ne si kabinet e kryetari në përgjithësi e ka miratuar dhe do të shohim si do të funksionojë. Por, duhet të dimë një gjë, kemi një dinamikë mjaftë të madhe në kryeqytet të punëve, kemi një dinamikë mjaft të madhe të trafikut dhe nuk po i quajmë eksperimentime që me i bezdisë qytetarët, por pa i bërë këto testime nuk po e dimë saktë deri në finale se si do të funksionojë në mënyrë më të mirë edhe trafiku”.

Sipas Lushakut, këta semfaorë do të vihen në funksion shumë shpejt.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Hoxhaj për Eliot Engel: Mik i madh i Kosovës dhe zë i fuqishëm në SHBA

Haxhiu stafit të saj: Uroj që secili ta jap më të mirën nga vetja

Haxhiu për vdekjen e kongresistit amerikan: Engel qëndroi në anën e drejtë të historisë së Kosovës

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

​Kosova merr pjesë në Kampionatin Evropian të MMA-së

Mbahet Akademi Përkujtimore në nder të Betejës së Koshares

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Google ka ndaluar një nga video-lojërat më të njohura të ditëve të sotme

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Pesë këshilla për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën