TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kritikohet vendimi i KPK-së për shkarkimin e Besim Kelmendit

Shkarkimin e Besim Kelmendit, po e shohin të kundërligjshëm edhe njohës të drejtësisë. Edhe sipas tyre, ky vendim nuk ka efekt juridik.

by Florijeta Dernjani
5 muaj ago
1 0
A A

Vendimi që erdhi nga  mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, po kritikohet nga njohës të drejtësisë.

Shkarkimi i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit, që është njëri prej funksioneve më të rëndësishme në sektorin e drejtësisë, vlerësohet se nuk është në përputhje me ligjin.

Proceduralisht, Liridon Salihi nga GLPS, shpjegon se pse vendimi për shkarkim të Besim Kelmendi, ishte i kundërligjshëm.

“Nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje, e dyta ka qenë se rendi i ditës nuk është miratuar nga ana e anëtarëve të Këshillit Prokurorial. Rrjedhimisht, secili vendim që ka dalë sot nga ana e mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës, është e kundërligjshme dhe nuk ka asnjë efekt juridik. Ne si GLPS nuk e kontestojmë asnjëherë kompetencën e Këshillit Prokurorial që të vendosë lidhur me caktimin apo shkarkimin e pozitave të larta drejtuese brenda sistemit prokurorial. Mirëpo, siç dihet, ky caktim apo shkarkim duhet të bëhet konfrom legjislacionit në fuqi”, ka thënë ajo.

Të paligjshëm këtë vendim po e shohin edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Sipas IKD-së, përveç se e kundërligjshme, kjo mënyrë e veprimit është haptazi kapje e institucionit, në kuptimin literal të saj.

“Përderisa me këtë përbërje të KPK, kuorumi minimal i vendimmarrjes është të paktën gjashtë (6) anëtarë, pa të cilët nuk mund të mbahet mbledhja, mbajta e takimit dhe nxjerrja e vendimit për shkarkimin dhe caktimin e ri të U.D. Kryeprokurorit, në mungesë të kuorumit, është një vendim abuziv i një pjese të anëtarëve të KPK, që nuk kanë shumicën e nevojshme për mbajtjen e takimeve të KPK dhe aq më pak për vendimmarrje”, thuhet nga IKD.

E avokati Yll Zekaj, konsideron se vendimi është arbitrar, i cili siç thotë ai, vështirë se do t’i kalojë filtrat e gjyqësorit.

“Fillimisht duhet të pranohet ky vendim, të shihet arsyetimi i këtij vendimi. Pastaj, deri në pranimin e këtij vendimi, Besim Kelmendi mbetet ushtrues detyre i kryeprokurorit të shtetit, me marrjen e këtij vendimi atëherë fillon efekti juridik i tij. Zoti Kelmendi mund të parashtrojë edhe padi ndaj këtij vendimi por edhe propozim për masë që ta ndalojë ekzekutimin e këtij vendimi deri në marrjen e vendimi nga ana e Gjykatës, e që unë besoj fuqishëm se ky vendim si i tillë, nuk mund ta kalojë filtrin e Gjykatës, për shkak se siç e pamë ishte edhe në mungesë të kuorumit”, shprehet Zekaj.

Besim Kelmendi ishte në krye të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që nga viti 2022, pas përfundimit të mandatit të Aleksandër Lumezit.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë-Kosovë

Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë, s’raportohet për të lënduar

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Të dyshuarës për prezantim të rremë i sekuestrohen dokumente diplomatike në Aeroportin e Prishtinës

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje me armë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë-Kosovë

Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë, s’raportohet për të lënduar

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Të dyshuarës për prezantim të rremë i sekuestrohen dokumente diplomatike në Aeroportin e Prishtinës

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje me armë

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

E shtuna me reshje shiu

E mërkura me vranësira dhe me diell

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën