TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kritikohet roli i Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Kritikohet roli i Shqipërisë në dialogun Kosovë-Serbi

Shqipëria duhet të ketë rol më pro aktiv në mbështetje të Kosovës në dialogun me Serbinë, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Tiranë. Sipas tyre, me intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe me diskutimet për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Shqipëria duhet të angazhohet më shumë për të lobuar tek aleatët ndërkombëtarë që Asociacioni të jetë brenda kornizës kushtetuese të Kosovës.

Analisti politik në Shqipëri, Lutfi Dervishi, se Shqipëria ka një pozicion delikat në raport me dialogun Kosovë-Serbi, pikërisht për shkak të afërsisë së kryeministrit Edi Rama me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Është e tepërt të thuhet se Shqipëria duhet të jetë në krah të Kosovës. Për fat të keq, kjo është minuar si thënie, po të marrin si shembull vetëm Ballkanin e Hapur. Shqipëria tashmë ka një pozicion delikat ndërkombëtar, pasi më shumë është afruar kryeministri me presidentin e Serbisë sesa me kryeministrin e Kosovës në këtë proces. Por thënë këtë, intensifikimi i dialogut, takimeve, mbledhjeve të përbashkëta qeveritare duhet të çojnë në produkte konkrete. Do të duhej të bëhet më pak fjalë dhe më shumë punë në kuptim të integrimit të dy ekonomive”, thotë ai.

Ndërsa edhe analisti tjetër në Shqipëri, Ben Andoni, thotë se në Shqipëri ka një lloj indiference për Kosovën, megjithëse kryeministri Rama ka mbajtur qëndrime të mira për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

“Në Tiranë ka një lloj indiference për Kosovën dhe zotëri Rama në momente të caktuara vërtet ka mbajtur qëndrime të mira për Kosovën si në Parlamentin Evropian apo vende të tjera, por në vazhdimësi ka një lloj indiference në Tiranë sa i përket Kosovës, që mund të trajtohesh edhe si gjë të mirë, pasi tek e fundit Kosova është e pavarur dhe po bënë rrugën e saj. Nga ana tjetër të shqetëson kjo pjesa, ne kemi shtatë apo tetë mbledhje të përbashkëta, ku kanë prodhuar materiale pa fund, por ti nuk sheh një intensifikim të punës për tregun e përbashkët”, deklaron Andoni.

Në anën tjetër, Dervishi thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjë më shumë presion Serbisë për zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi dhe aneksin e tij.

Ai bënë thirrje institucioneve kosovare të paraqesin një draft për Asociacionin, i cili do të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Është gjë e mirë që Kosova duhet të paraqesë vet një draft dhe të jetë i gjithi në përputhje me Kushtetutën. Por ka një histori që po zvarritet, Kosova e pavarur është një realitet që daton që nga fundi i shekullit të kaluar. Ajo çfarë kërkon Kosova në këtë proces është e qartë, një njohje. Kurse ajo çka kërkon Serbia nuk është krejt e qartë, pasi kërkon gjithmonë që të ketë një gozhdë në Kosovë që të përdorë për interesat e veta”, thekson Dervishi.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen bazë më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Përkundër disa takimeve pasuese të nivelit të lartë në dialog por edhe të kryenegociatorëve, marrëveshja ende nuk po gjen zbatim./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

“Info Nata”-10.09.2025

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X