TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kristjan Asllani, mesfushori kuqezi i harruar te Interi për 6 ndeshje

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Acerbi thotë se Asllani ka potencial të madh

Liga e Kampionëve e këtij sezoni pati disa momente të mira për Kristian Asllanin, veçse kohët e fundit, ai sikur është lënë fare prapa liste.

Mesfushori i kombëtares shqiptare e kaloi në stol duelin e Championsit në Barelonë, e treta herë radhazi që i ndodh, ndonëse në sfidën e parë kundër Bayernit në Gjermani ishte i pezulluar.

Kombinuar kjo me dy ndeshje radhazi që nuk aktivizohet në Serinë A, dhe me vetëm 6 minuta në kampionat në tri sfidat e fundit, kuptohet që situata nuk është ndër më të mirat.
Që nga java e parë e prillit, 23-vjeçari është harruar nga trajneri Simone Inzaghi, me vetëm dy raste si titullar.

Kjo ndodhi në fillim të prillit në Serinë A në fushën e Parmës, në barazimin fatkeq 2-2, dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë të humbur 0-3 ndaj Milanit, ku gjithashtu për shqiptarin pati shumë kritika.

Vlen të theksohet se këtë sezon, Asllani pati më shumë hapësirë në Champions League, dhe në çdo konkurrim në përgjithësi. Ai arriti në 334 minuta në Evropë, më lart sesa 202 minutat e vjetshme, dhe 125 minuta në edicionin 2022-2023.

Mesfushori kuqezi u dallua në dy prej sfidave, në Pragë ndaj Spartës vendase kur zikaltrit fituan 1-0, dhe në Roterdam kundër Feyenoordit, ku thuajse shënoi me goditje dënimi. Për herë të fundit në Champions, luajti në Inter-Feyenoord në 11 mars të këtij viti.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Formacionet zyrtare Bjellorusia – Shqipëria

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Barazim në derbin e Ligës së Parë, Prishtina e Re ndal Lirinë

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën