TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krerët e shtetit përlotën në Poklek, familjarët e të vrarëve të zhgënjyer me drejtësinë

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Krerët e shtetit përlotën në Poklek, familjarët e të vrarëve të zhgënjyer me drejtësinë

Dyert e shtëpisë së vjetër në Poklek, u hapën edhe një herë për mysafirë.

Të mërkurën, presidentja Vjosa Osmani, vizitoi shtëpinë muze, ku ndodhi njëra nga masakrat më të rënda të luftës në Kosovë.

Krejt kjo, në përvjetorin e Masakrës së Poklekut, ku forcat serbe vranë 53 anëtarë të familjeve Muqolli, Elshani, Carraku e Hoxha.

Në 25 vjetorin e kësaj masakre, familjarët para presidentes, u shprehën të zhgënjyer me sistemin e drejtësisë në vend.

“Deri sot, askush nuk më ka marrë në intervistë, të paktën një intervistë me pyet a je gjallë, a po mundesh me frymua edhe çka të ka ndodhur?”, tha kështu Teuta, vajza e martirit – Ymer Elshani.

Me ta, bashkëndjeu presidentja e vendit, e cila pati një thirrje për institucionet e drejtësisë.

“Kjo që po e përmend Teuta, ka plotësisht të drejtë, është e pafalshme që 25 vjet pas luftës, mos me u marrë në pyetje familjarët”, deklaroi presidentja.

Ish-deputetja, Vasfije Krasniqi – Goodman, kishte një porosi për familjarët e viktimave të luftës.

“Mos ua hapni derën asnjë partie politike kur vijnë për vota”, tha ish-deputetja e VV-së.

Pas kësaj, krerët e shtetit nga afër u njoftuan më gjërat personale, të të vrarëve në këtë masakër.

Pas presidentes, mesditën e së mërkurës, këtu për vizitë erdhi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Të mbijetuarit e masakrës, shefit të ekzekutivit, nga afër ia rrëfyen përjetimet e asaj ditë të rëndë.

Por, edhe iu treguan shenjat e krimit, të cilat janë të freskëta edhe pas 25 vjetëve.

Familjarët e të vrarëve, zhgënjimin me sistemin e drejtësisë në vend, e shprehën edhe para kryeministrit.

Ndërsa Kurti, u premtoi se puna për dokumentimin e këtyre krimeve në qeverisjen e tij, tashmë ka filluar.

Të dy krerët e shtetit, bënë homazhe edhe te varrezat ku pushojnë 53 martirët e vrarë në këtë masakër.

Tags: familja MuqolliMasakra në PoklekYmer Elshani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën