TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krerët e shtetit kujtojnë brezat që kontribuan për liri dhe urojnë Ditën e Pavarësisë

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Krerët e shtetit kujtojnë brezat që kontribuan për liri dhe urojnë Ditën e Pavarësisë

Krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu e kryeministri Albin Kurti kanë uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.

Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit në oborrin e Qeverisë, ata poashtu kanë kujtuar breza të tërë që sakrifikuan për liri e pavarësi.

Presidentja Vjosa Osmani tha se sakrifica e breza të tërë e cila kulmoi me luftën e UÇK-së, ka forcuar rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, aty ku siç tha ajo është synimi i vendit.

“Sot bëhemi bashkë për të festuar përvjetorin e shtetit tonë, i cili tash po hynë në moshën e pjekurisë dhe bëhemi bashkë për të kujtuar gjithë ata që sakrifikuan gjithçka në mënyrë që ne ta gëzojmë shtetin. Është kjo sakrificë që ka trasuar rrugën tonë përpara, drejt forcimit të shtetit tonë në rrugën euroatlantike ky aty kemi synime dhe vendin”, tha Osmani.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, duke kujtuar e nderuar dëshmorët dhe martirët e kombit, tha se pavarësia nderohet me institucione funksionale që punojnë me integritet dhe profesionalizëm.

“Kujtojmë me gjithë respekt ata që dhanë jetën për pavarësinë që sot e gëzojmë, pra dëshmorët e kombit dhe martirët, por edhe figura që dhanë kontributin në kohë të ndryshme. Pavarësinë e nderojmë nëse punojmë me institucione funksionale që punojë me integritet dhe profesionalizëm”, tha ajo.

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova po forcohet si shtet e bashkë me të edhe ekonomia e mirëqenia e qytetarëve.

Ai tha se shtetit i Kosovës lindi para 18 vitesh, por lindi i pjekur për shkak se shumë breza kontribuan në lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Kosova po rritet, po rritet numri i njohjeve të shtetësisë, ekonomia e vendit, mirëqenia e qytetarëve, po rritet fuqia e shtetit. Para 18 vjetëve lindi Pavarësia e Kosovës, por lindi e pjekur, meqenëse shumë breza të veprimtarëve kanë kontribuar e sakrifikuar që ne të jemi të lirë dhe të pavarur, të kemi shtet demokratik e sovran. Sot festojmë dhe njëkohësisht nderojmë, rezistencën paqësore, kryengritjet e armatosura të cilat kulmuan me luftën e drejtë të UÇK-së”, u shpreh Kuri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë, tregon se nuk do të merr pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së

Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë, tregon se nuk do të merr pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së

​Krerët e shtetit bëjnë homazhe te Monumenti i të Pagjeturve

​Krerët e shtetit bëjnë homazhe te Monumenti i të Pagjeturve

Komandanti i FSK-së uron 18-vjetorin e Pavarësisë

Komandanti i FSK-së uron 18-vjetorin e Pavarësisë

Kurti për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë

Kurti për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë

Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë, tregon se nuk do të merr pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së

Rama uron 18-vjetorin e Pavarësisë, tregon se nuk do të merr pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së

​Krerët e shtetit bëjnë homazhe te Monumenti i të Pagjeturve

​Krerët e shtetit bëjnë homazhe te Monumenti i të Pagjeturve

Komandanti i FSK-së uron 18-vjetorin e Pavarësisë

Komandanti i FSK-së uron 18-vjetorin e Pavarësisë

Kurti për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë

Kurti për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Historia do ta bëjë gjykimin e drejtë

Krerët e shtetit kujtojnë brezat që kontribuan për liri dhe urojnë Ditën e Pavarësisë

Krerët e shtetit kujtojnë brezat që kontribuan për liri dhe urojnë Ditën e Pavarësisë

18 vjet shtet

18 vjet shtet

Mot i ftohtë dhe me fjolla bore në 17 vjetorin e pavarësisë

Sot reshje shiu e bore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën