TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krenar Xhaferi: VV po bie, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë rritje për opozitën

by Tëvë1
5 muaj ago
1
A A
Krenar Xhaferi: VV po bie, në zgjedhjet e ardhshme do të ketë rritje për opozitën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme pritet një rënie e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe një rritje për partitë opozitare.

Duke folur në emisionin “Mesditë” në Tëvë1, Xhaferi tha se rezultatet e zgjedhjeve të fundit kanë treguar një trend të qartë politik që, sipas tij, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“LVV-ja në zgjedhjet e fundit ka pasur rënie, ndërsa partitë opozitare kanë pasur rritje. Unë jam i bindur se rënia do të ndodhë përsëri me LVV-në. Ajo që po them është jashtëzakonisht e vërtetë dhe do të ketë faturën e vet në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa opozita do të ketë rritje,” ka deklaruar Xhaferi.

Deputeti i LDK-së ka theksuar se partia e tij ka qenë konsistente në qëndrimin për të mos bërë marrëveshje politike pas zgjedhjeve, duke qëndruar besnike ndaj premtimeve të dhëna para qytetarëve.

“Qasja e LDK-së karshi zgjedhjeve ka qenë e qartë, sepse ne në zgjedhje kemi thënë se nuk bëjmë marrëveshje dhe i kemi qëndruar konsistent këtij qëndrimi,” ka theksuar ai.

Xhaferi tha gjithashtu se LDK-ja është në kontakt të vazhdueshëm me elektoratin, i cili, sipas tij, nuk dëshiron bashkëpunim me mënyrën e qeverisjes aktuale.

“Ne shpesh takohemi me elektoratin dhe ata janë kategorikisht që të mos kemi marrëveshje me këtë mendësi që e karakterizon sot Kosovën,” ka shtuar Xhaferi.

Në fund, deputeti i LDK-së e ka quajtur Lëvizjen Vetëvendosje një parti populliste, duke thënë se qytetarët nuk kanë përfituar nga retorika e tillë.

“VV-ja është një parti populliste, dhe hajrin popullizmit nuk ia ka parë askush, por ia kanë parë punëve reale në terren,” ka përfunduar Xhaferi.

Tags: "Mesditë"Krenar XhaferiLDKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Nga sot fillon stina e pranverës

Nga sot fillon stina e pranverës

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Gjermania lehtëson eksportet e armëve për Gjirin Persik

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

Sorensen: Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

PD-ja protestë kombëtare, Sali Berisha: Të bllokohen rrugët me makina

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve

​Kusari-Lila: Bllokuesit e konstituimit të Kuvendit janë partitë opozitare

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë: Çka do të bëjë Qeveria?

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Rama: Sa herë nafta do kalojë 220 lekë për litër, do të ulim me 20% akcizën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën