TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kremlini thotë se SHBA-ja po “hedh benzinë mbi zjarr” pasi Biden ia lejoi Kievit të godasë më thellë në Rusi

by teve1
10 muaj ago
0
A A
Kremlini thotë se SHBA-ja po “hedh benzinë mbi zjarr” pasi Biden ia lejoi Kievit të godasë më thellë në Rusi

Kremlini e ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Joe Biden, për hedhje të benzinës në zjarr dhe përpjekje për të përshkallëzuar konfliktin në Ukrainë pas heqjes së kufizimeve për armët me rreze të gjatë veprimi.

Deklaratat e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, më 18 nëntor, pasojnë raportimet se Biden i ka dhënë Ukrainës leje për të përdorur armë amerikane për të goditur më thellë brenda territorit rus.

Ky zhvillim ndodhi pas muajsh të tërë lobimi nga zyrtarë ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, që shtetet perëndimore t’ia japin dritën e gjelbër Kievit për t’i përdorur armët e dhuruara me kapacitet të plotë për të goditur caqe jashtë rrezes aktuale.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara, së bashku me shtetet e tjera të NATO-s, kanë vendosur një kufi mbi distancën që raketat amerikane mund të godasin brenda territorit rus, raporton Radio Evropa e Lirë.

Peskov tha se një hap drejt ndryshimit të këtij kufiri, i cili nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Uashingtoni, do të hapte një raund të ri tensionesh dhe do të thellonte përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Është e qartë se administrata në largim në Uashington synon të ndërmarrë hapa për të vazhduar ndezjen e zjarrit dhe provokimin e një përshkallëzimi të mëtejshëm të tensioneve”, tha Peskov.

Presidenti rus, Vladimir Putin, në shtator e paralajmëroi Perëndimin se Rusia mund të përgjigjet me armë bërthamore nëse sulmohet me raketa konvencionale dhe se Moska do ta konsideronte çdo sulm të mbështetur nga një fuqi bërthamore si një sulm të përbashkët.

Parlamentari rus, Leonid Slutsky, tha se një veprim i tillë do të çonte në përshkallëzim.

“Goditjet e raketave amerikane në thellësi të territorit rus do të çojnë në mënyrë të pashmangshme në një përshkallëzim të madh që rrezikon të ketë pasoja shumë më serioze”, tha Slutsky, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dumës Shtetërore, në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Armatimi ka të ngjarë të përdoret si përgjigje ndaj vendimit të Koresë së Veriut për të dërguar mijëra ushtarë për të mbështetur Rusinë në rajonin Kursk, ku Ukraina ndërmori një inkursion ushtarak gjatë verës. Raportimet kanë sugjeruar se Ukraina do të jetë ende e kufizuar në goditjen e atij rajoni jugperëndimor të Rusisë.

Ky hap, gjithashtu, hap rrugën për Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën që të ndjekin shembullin, duke i mundësuar potencialisht Ukrainës që t’i japë Rusisë një goditje në një moment kritik të luftës. Ukraina po kërkon të ruajë fitimet territoriale në rajonin Kursk të Rusisë, të cilat mund të jenë vendimtare për çdo negociatë të ardhshme.

Megjithatë, reagimi i Zelenskyt ndaj lajmit ishte disi i rezervuar.

“Sot, shumë po flitet në media për marrjen e lejes për veprime të caktuara. Por, goditjet nuk bëhen me fjalë. Gjëra të tilla nuk shpallen. Raketat do të flasin vetë”, tha Zelenskiy në adresimin e tij të përnatshëm me video.

Ndërkohë, aleatët evropianë të Kievit kanë reaguar pozitivisht ndaj lajmit.

Presidenti polak, Andrzej Duda, tha se veprimi i Bidenit mund të jetë një moment vendimtar në luftë.

“Ky vendim ishte shumë i nevojshëm… Rusia po sheh se Ukraina gëzon mbështetje të fortë dhe se pozicioni i Perëndimit është i palëkundur dhe i vendosur. Është një moment shumë i rëndësishëm, potencialisht vendimtar në këtë luftë”, tha Duda për gazetarët.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se lëvizja e Uashingtonit ishte e rëndësishme në aspektin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, por theksoi se nuk sinjalizon një ndryshim të strategjisë nga Perëndimi.

“Vendimi nga ana amerikane, dhe dua të theksoj se ky nuk është një rishikim, por një intensifikim i asaj që është ofruar tashmë nga partnerët e tjerë, është kaq i rëndësishëm në këtë moment”, tha Baerbock në Bruksel përpara një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Diplomatja e lartë gjermane, gjithashtu, lëshoi një paralajmërim për mbështetësit e presidentit rus, Putin, dhe tha se Bashkimi Evropian po përgatit sanksione të reja kundër Iranit, si dhe po shqyrton çështjen e mbështetjes kineze për dronët.

Duke folur në Bruksel, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se shpreson që anëtarët e bllokut të ndjekin shembullin e Uashingtonit.

“Kam thënë vazhdimisht se Ukraina duhet të jetë në gjendje t’i përdorë armët që ia kemi ofruar, jo vetëm për të ndaluar shigjetat, por edhe për të goditur harkëtarët”, deklaroi Borrell.

Edhe ministri i Jashtëm holandez, Caspar Veldkamp, tha se mendon që vendimi i Bidenit ishte “përgjigjja adekuate” ndaj Rusisë pas vendosjes së trupave nga Koreja e Veriut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erdogan udhëton në Katar për samitin urgjent arabo-islamik

Erdogan udhëton në Katar për samitin urgjent arabo-islamik

Zona muzeale në Gjirokastër, destinacion i preferuar për turistët edhe në vjeshtë

Zona muzeale në Gjirokastër, destinacion i preferuar për turistët edhe në vjeshtë

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Avokati serb publikon pamje: Radoiçiq dhe grupi i tij po kujdesen për sigurinë e Vuçiqit

Zbulohet pesëshja më e mirë e Eurobasket 2025

Zbulohet pesëshja më e mirë e Eurobasket 2025

Orari i dy javëve të para të Superligës, ndeshjet e Ballkanit e Dritës mund të shtyhen

Takimi i shtyrë i javës së dytë: Drita – Drenica më 17 shtator

Krasniqi: Dëshmia e James Rubin në Hagë konfirmon drejtësinë e luftës çlirimtare

Krasniqi: Dëshmia e James Rubin në Hagë konfirmon drejtësinë e luftës çlirimtare

Jashari tregon arsyen e vetme pse Rubin po dëshmon në Hagë

Jashari tregon arsyen e vetme pse Rubin po dëshmon në Hagë

Modriq synon trofe me Milanin

Modric mesazh kritikëve: Mos ma përmendni më moshën

FFK-ja e quan aksidentale përplasjen e kryetifozit me kapitenin e Kosovës

Vazhdon Liga e Parë, Tefik Çanga – Vushtrria dueli hapës i xhiros së gjashtë

Emisioni “Mesditë” 15.09.2025

Emisioni “Mesditë” 15.09.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën