TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Krejt forcat po vijnë në Prekaz, Adem” – “Për hajër na qoftë lufta”, Geci rrëfen momentet e para të sulmit

by tëvë1
2 vjet ago
19
A A
“Krejt forcat po vijnë në Prekaz, Adem” – “Për hajër na qoftë lufta”, Geci rrëfen momentet e para të sulmit

Bashkëluftëtari i Adem Jasharit, Gani Geci ka rrëfyer moment e sulmit ndaj familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt më 5 mars të vitit 1998.

Geci ka thënë se më këtë datë, Shani Gecin e thërrasin me telefon dhe i thonë se forcat të shumta serbe nga Mitrovica janë nisur në drejtim të Skenderajt.

Ai ka thënë se fillimisht është besuar se këto forca po shkojnë në Llaushë dhe për këtë u informua edhe Adem Jashari, i cili ishte nisur për ta ndihmuar fshatin.

Por, pas disa momenteve Geci tregon se Shani Geci e thërret Adem Jasharin dhe i thotë se krejt forcat janë nisur në drejtim të Prekazit.

Reagimi i komandantit legjendat të UÇK-së ishte “përhajrë na koftë lufta”

“Më datë 5 mars diku rreth orës 6 ose 5:30, Shani Gecin e thërrasin me telefon nga Mitrovica dhe i thonë që forca të mëdha po vijnë në drejtim të Skenderajt. Shania e merr në telefon Adem Jasharin dhe i thotë që forca të mëdha po vijnë në drejtim të Skenderajt, dhe më vonë, Shanin e thërrasin dhe i thonë që forcat po ngjiten në kodrën e Skenderajt që i bije që në kufi me Llaushën dhe po e rrethojnë fshatin. Edhe njëherë Shania e thërret Ademit dhe i thotë po rrethohet Llausha. Ademi thotë që po vijë për me ju ndihmu. Ndërkohë, e thërrasin përsëri dhe i thonë që krejt forcat janë tu shkuar në Prekaz… Rrethohet edhe Llausha për mos me mujt me shku në ndihmë .Shania i thotë prej teje janë tu ardh, nipash dhe Ademi i thotë përhajrë na koftë lufta dajë dhe pas kësaj shkëputen telefonat”, ka rrëfyer Geci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka treguar edhe veprimet që kanë bërë pas nisjes së sulmeve në lagjen e Jashari.

Geci ka thënë se ata kanë dal dhe janë pozicionuar në shtëpi të një fshati ku  ndaj tyre kanë filluar edhe sulmet.

Aty siç tregon ai, kanë qëndruar deri afër orës 11:00, ku më pas janë nisur rrugës për t’iu ofruar Prekazit.

“Jemi dal në rrugë kemi hy në një shtëpi dhe kanë fillu me na gjuajt  dhe aty i pari është vrarë Miftar Rreci. Baci Lil (vëllai i Gani Gecit) ka shkuar në pjesën që i themi ne Mali i Deviqit dhe u kanë një gulinov 12.7 me mbi 300 fishekë.. Kemi shku deri të pjesa ku doket Prekazi me atë gulinovin ka gjua baci Lil. Unë me Besim Dajkun që ka pas një M48, unë një snajper i prodhimit jugosllav dhe kemi gju në drejtim të forcave serbe në Prekaz. Forcat serbe thonë se aty kanë mbet dy të vrarë dhe dy të plagosur nga gjuajtet tona. Më shumë nuk kemi pas mundësi me bë dhe asnjë tjetër nuk ka pas mundësi me bë më shumë”, ka rrëfyer Geci.

Tags: Gani Gecilufta ne Prekaz
Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren për mungesë të masave të sigurisë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren për mungesë të masave të sigurisë

Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë në mjekësinë emergjente

Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë në mjekësinë emergjente

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

KDI: Reforma në Drejtësi ka shënuar progres procedural, por ligjet ende nuk janë miratuar

Policia e Shqipërisë: 152 të arrestuar dhe 120 efektivë të dëmtuar gjatë protestave në Tiranë dhe rrethe

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Rriten ankesat e konsumatorëve për tregtinë online, kërkohet formalizimi i bizneseve

Rriten ankesat e konsumatorëve për tregtinë online, kërkohet formalizimi i bizneseve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën