TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krejt çka ndodhi në seancën fillestare ku Naim Murseli u deklarua i pafajshëm për vrasjen e Liridonës

Sot u mbajt seanca fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt. Në këtë seancë, katër të akuzuarit u deklaruan para trupit gjykues. I akuzuari kryesor, ish bashkëshorti i saj Naim Murseli u deklarua plotësisht i pafajshëm, Granit Plava u mbrojt në heshtje, Kushtrim Kokalla nuk u deklarua dhe Tomë Dodaj, ai që shiti armën e pranoi fajësinë.

by Fetije Kamberi
1 vit ago
23 2
A A

Me duar të lidhura e i rrethuar nga zyrtarë policorë, Naim Murseli hyri në sallën e gjyqit.

Gjithë kjo masë e sigurisë u ndërmor pasi dyshohet se ai është orkestruesi i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Pavarësisht që prokuroria lexoi aktakuzën dhe dha detaje se si Murseli e kishte planifikuar vrasjen e Liridonës, ai deklaroi tjetër gjë.

Si Murseli nuk vepruan edhe tre të akuzuarit e tjerë.

Sipas aktakuzës nga prokuroria, ai që e shkrepi plumbin në drejtim të viktimës ishte Granit Plava.

Megjithatë, i njëjti u mbrojt në heshtje.

E bashkëpunëtori i tretë i tyre, Kushtrim Kokalla, sipas prokurorisë e njoftoi Murselin me Plavën.

Në aktakuzë thuhet se Kokalla e dinte për aktin dhe nuk i lajmëroi institucionet e rendit.

Të premten, ai para gjyqtares vendosi të mos deklarohet.

Në këtë rast, i vetmi që pranoi fajësinë ishte Tomë Dodaj.

Sipas aktakuzës nga Prokuroria, Dodaj ishte personi që ua shiti Naim Murselit dhe Granit Plavës armën me të cilën është kryer vrasja.

E pranimin e fajësisë nga Tomë Dodaj e mirëpritën prokurorja e rastit, Javorka Prelinqeviq, avokati i familjes Ademaj dhe vëllai i viktimës, Leonard Ademaj.

Fajësinë e tij e pranoi trupi gjykues dhe shpallja e aktgjykimit u bë për 20 minuta.

Gjyqtarja, Fatime Dërmaku e dënoi Dodajn me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Dërmaku tregoi gjithashtu se rasti i Tomë Dodajt do të ndahet veçmas rastit të Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

E pas seancës, avokati i tij, Agron Kuqi e pa këtë dënim të lartë duke marrë parasysh që klienti i tij kishte pranuar fajësinë.

Këtë seancë fillestare e vlerësoi në përputhje me ligjin avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla.

Ai tha se nuk u çuditën me mos pranimin e fajësisë nga Naim Murseli.

Gjatë kësaj seance, gjyqtarja tregoi se nëse Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla gjenden fajtor për veprat që iu ngarkohen, dënimi minimal është 10 vjet burgim, ndërsa maksimali burgim i përjetshëm.

Share3Tweet2

Postime të ngjashme

Siguria në katër komunat veriore gjatë vitit 2025

Arrestohen dy persona të dyshuar si punëtorë të Postës së Serbisë në veri të Mitrovicës

Flet personi që e nxori gruan shtatzënë nga vetura në Liqenin e Livoqit

Flet personi që e nxori gruan shtatzënë nga vetura në Liqenin e Livoqit

Nënën e paralizuar e gruan me diabet, Azem Bilallin e sfidon jeta

Nënën e paralizuar e gruan me diabet, Azem Bilallin e sfidon jeta

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

​Formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në vitin 2025, Kurti me terma sportiv: Ta fitojmë kampionatin edhe kupën

Deputeti i LVV-së: Të gatshëm për zgjedhje, nuk lëshojmë pe përballë atyre që nuk duan zgjidhje

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën