TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Krasniqi: Vizitat e ndërkombëtarëve në Kosovë një përpjekje për ta frenuar rrezikun e krizës

nga teve1
29 Gusht, 2024
0
A A
Krasniqi: Vizitat e ndërkombëtarëve në Kosovë një përpjekje për ta frenuar rrezikun e krizës

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, vizitat e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë i sheh të zhvilluara në dy binarë të ndryshëm.

Sipas Krasniqit, në binarin e parë këto vizita po bëhen si një përpjekje për ta frenuar rrezikun e krizës, pra për të mos e lënë situatën të acarohet ose të përkeqësohet.

“Këto vizita në fakt po zhvillohen në dy binarë të ndryshëm. Në binarin e parë këto vizita që bëhen në Kosovë bëhen si vizita në një vatër krize pra siç ata e trajtojnë, me përpjekje për ta ndalë de-eskalimin, për të mos e lënë situatën që të acarohet dhe të përkeqësohet dhe në këtë kontekst ishte edhe vizita e shefit të CIA-s, edhe e Sarrazinit dhe e përfaqësuesve të NATO-s. Pra, si përpjekje për ta frenuar rrezikun e krizës”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Ndërsa, në binarin tjetër e sheh vizitën e Macronit në Serbi e cila sipas tij është një përpjekje për ta rritur partneritetin e Perëndimit me Serbinë sepse siç thotë Krasniqi, Serbia po trajtohet nga ata si një faktor i rëndësishëm stabiliteti.

“Në binarin tjetër është kjo vizita e Macronit në Serbi e cila thjesht për çudinë tonë mund të jetë por për realitetin në të cilin jetojmë e trajton Serbinë si një faktor të rëndësishëm stabiliteti, si një faktor të rëndësishëm rajonal dhe në një përpjekje pwr ta rritur partneritetin e Perëndimit me Serbinë. Pra vetvetiu këto dy lëvizje në binarë të ndryshëm tregojnë për pozitën e vështirë në të cilën është Kosova momentalisht dhe për pozitën komode në të cilën është Serbia momentalisht”, ka shtuar ai.

Krasniqi, ka komentuar edhe veprimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me hapjen e urës pavarësisht qëndrimit të ndërkombëtarëve, për të cilat veprime ka thënë se janë një ‘lojë tezesh’ dhe po bëhen ekskluzivisht vetëm për vota, pra për ta mashtruar një pjesë të elektoratit i cili nuk ka ndonjë sens për zhvillimet politike dhe gjeopolitike.

“Qeveria jonë, tashmë ka filluar siç e quaj unë, një lojë tezesh, me urën, pra, me lyrje dhe zbukurim të saj dhe kjo bëhet ekskluzivisht vetëm për vota, për ta mashtruar një pjesë të elektoratit i cili nuk ka ndonjë sens për zhvillimet politike dhe gjeopolitike se përndryshe ura nuk mund të hapet pa marrëveshje me KFOR-in. Meqë KFOR ka mandate të sigurisë, ka mandat mbi-kushtetues në Kosovë ashtu që në mënyrë të njëanshme kjo gjë nuk mund të bëhet sepse çdo përpjekje e njëanshme do të përfundonte në konflikt të qeverise së Kosovës me KFORI gjë që do të ishte tragjike dhe shumë destabilizuese për Kosovën, e prandaj besoj që qeveria jonë me gjithë populizmin që e karakterizon, tashmë e ka të qartë rrezikun dhe besoj që do të jetë shumë e matur në këtë raport, do të vazhdojë ta lyejë e ta zbukuroj urën e të luajë tezesh më të, por e vërteta është se ura nuk mund të hapet në mënyren si e kanë proklamuar në fillim”, ka thënë profesori Krasniqi./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

“Info Nata”-13.05.2025

“Info Nata”-13.05.2025

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X