TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi thotë se presidentja Osmani nuk ka mandat për shtyrjen e zgjedhjeve në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Memli Krasniqi viziton në Hagë Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Sipas Krasniqit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk ka mandat për të shtyrë zgjedhjet në veri, përcjell teve1.info

“Përderisa për shpalljen e zgjedhjeve Presidentja përmbushi një obligim kushtetues, për shtyerjen e tyre ajo nuk ka një mandat të tillë. Konsensusi i kërkuar nga partitë politike sot nuk është obligim ligjor. Tentimi i Presidentes dhe Kryeministrit për t’u fshehur prapa këtij konsensusi është një tjetër dëshmi e paaftësisë së tyre për t’i zbatuar obligimet kushtetuese dhe për të garantuar kushte e siguri për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Krasniqi ka theksuar se “kjo Qeveri sot e pranoi se nuk është e aftë që të garantojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të cilin e shkaktoi dhe e kërkoi edhe vet”.

Ai po ashtu ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të rrisin vëmendjen dhe angazhimin e tyre në lidhje me pjesën veriore të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

Sot, i jemi përgjigjur pozitivisht ftesës së Presidentes Osmani për takim konsultativ, duke konsideruar se mbajtja e zgjedhjeve në pjesën veriore të vendit, përveç obligim kushtetues, është edhe interes nacional.

Që nga shpallja e zgjedhjeve, e tëra që kemi kërkuar si PDK nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse ka qenë garantimi i sigurisë dhe kushteve për zgjedhje të lira dhe demokratike. Por, fatkeqësisht, sot kuptuam se qeveria ka dështuar në zbatimin e mandatit të saj për t’i krijuar këto kushte.

Përderisa për shpalljen e zgjedhjeve Presidentja përmbushi një obligim kushtetues, për shtyerjen e tyre ajo nuk ka një mandat të tillë. Konsensusi i kërkuar nga partitë politike sot nuk është obligim ligjor.

Tentimi i Presidentes dhe Kryeministrit për t’u fshehur prapa këtij konsensusi është një tjetër dëshmi e paaftësisë së tyre për t’i zbatuar obligimet kushtetuese dhe për të garantuar kushte e siguri për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës.

Të vetëm, si PDK, pavarësisht qëndrimit tonë konsistent, ne nuk mund të imponojmë mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën veriore të Kosovës, sepse instrumentet e nevojshme dhe përgjegjësinë shtetërore për këtë e ka Qeveria dhe institucionet e tjera përgjegjëse.

Por, kjo Qeveri sot e pranoi se nuk është e aftë që të garantojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të cilin e shkaktoi dhe e kërkoi edhe vet. Ky dorëzim i Qeverisë para bandave kriminale në pjesën veriore të Republikës së Kosovës e dobëson shtetin, e vështirëson edhe më tej gjendjen atje dhe e sfidon tutje rendin kushtetues.

Instalimi i barrikadave sot në veri, në kohën kur po merrej vendimi për mosmbajtjen e zgjedhjeve, është dëshmi se kjo tërheqje e Qeverisë nga zbatimi i ligjit dhe kushtetutës e rrezikon edhe më shumë ushtrimin e sovranitetit të plotë në katër komunat e veriut. Qeveria duhet të jap përgjegjësi për këtë prapakthim dhe për dëmin që tashmë ia ka shkaktuar vendit më veprimet e veta të pamenduara.

Nëse kthehemi vetëm pak ditë prapa, kujtojmë se ishte pikërisht Kryeministri Kurti që nisi një zinxhir të veprimeve të pamatura dhe në kundërshtim me interesat e vendit dhe këshillat e aleatëve tanë kryesorë, SHBA-ve, të cilat si përfundim krijuan krizë institucionale e shtetërore atje. Ajo krizë, e cila vazhdoi të keqmenaxhohet, solli edhe zgjedhjet – për mbajtjen e të cilave Kryeministri dhe Qeveria tani u zbrapsën.

Në këtë situatë sfiduese, PDK kërkon nga të gjitha institucionet relevante shtetërore që të rrisin vëmendjen dhe angazhimet e tyre në lidhje me pjesën veriore të Kosovës, për të rikthyer normalitetin dhe për të garantuar sovranitetin në çdo cep të shtetit tonë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Sokoli për finalen Kosovë-Turqi: Jam optimist që të shkruhet historia, ekipi është pjekur

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Emisioni “Info Nata” 30.03.2026

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Mos posto fare! Trendi i ri që po “vret” rrjetet sociale në 2026!

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Parlamenti izraelit miraton ligjin për dënim me vdekje për të burgosurit palestinezë

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Ministri turk i Sportit vjen në Kosovë, pritet zyrtarisht

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën