Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka komentuar marrëveshjen e Ohrit, dhe ndër të tjerash edhe statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai thotë se ekipi për draftimin e statutit të Asociacionit udhëhiqet nga deputetja e Kuvendit të Serbisë, Danijela Vujiçiq, e cila njëherësh sipas tij, është edhe anëtare e partisë së Aleksandar Vuçiqit.
“A e dini kush ka me draftu statutin e Ascociacionit? A e dini që ekipin për draftimin e statutit të Asociacionit e udhëheq Danijela Vujiçiq e cila është deputete në Kuvendin e Serbisë dhe është në partinë e Vuçiqit. Ajo është udhëheqëse e Komisionit që do ta bëj draftin e statutit. Dhe këtë e kanë pranuar edhe Qeveria e Kosovës edhe Qeveria e Serbisë… dhe ju po ua merr mendja që ky Komision ka me i marr parasysh Kushtetutën ose letrën e Mogherinit”, deklaroi ai në “Ditari” në Tëvë 1.
Krasniqi theksoi se Qeveria është duke mashtruar, pasi siç thotë ai, “vetëmenaxhimi do të jetë Asociacion plus”. /Teve1.info/