I pari i PDK-së ka njoftuar se në këtë takim ka ritheksuar qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë – Serbi me njohjen reciproke në qendër.
“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike. Emisarit Lajçak i ritheksova qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër dhe e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB. Integrimi euro-atlantik i Kosovës është rruga e vetme përpara, për të cilën, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës mbesim thellësisht të përkushtuar”, ka shkruar ai në “Facebook”.