Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava.
Krasniqi tha se në këtë takim u pajtuan me Tërnavën që të gjithë të ftojmë për më shumë dashuri, paqe, solidaritet e vepra të mira.
“Me Myftiun Tërrnava diskutuam edhe për shumë çështje të tjera me rëndësi për shoqërinë tonë. Myftiun e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të BIK-ut në promovimin e harmonisë fetare dhe për shembullin e humanizmit dhe ndihmës konstante për nevojtarët”, ka shkruar Krasniqi.