TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Sot nuk dëgjuam për shtëpinë e verdhë, asgjë nga raporti i Dick Martyt

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Memli Krasniqi udhëton për vizitë zyrtare në ShBA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se përfundimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare.

Pasi e ka dëgjuar deklaratën hyrëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër Thaçit dhe të tjerëve, Krasniqi ka thënë se Gjykata Speciale është themeluar mbi pretendimet e raportit të Dick Martyt, por që pretendime të tilla sipas tij as nuk janë përmendur gjatë fjalës hyrëse të prokurorisë.

“Ne besojmë fuqishëm në drejtësi siç e thamë dje shumë zëshëm në Prishtinë dhe duke besuar në drejtësi jemi të bindur se edhe përfundimi i këtij procesi duhet të konfirmojë jo vetëm pafajësinë e tyre, por edhe pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës. Sot dëshiroj të ua rikthej të gjithëve që ndonjëherë nuk kanë faj që kanë harruar si erdhëm deri këtu, kanë kaluar më shumë se 12 vjet nga publikimi i raportit të Dick Martyt, një raport makabër i cili me një imagjinatë të jashtëzakonshme kishte listuar një numër të krimeve të pretenduara e të imagjinuara. Sot ky gjykim është pasojë dhe rrjedhojë e atij raporti. Por, sot nuk dëgjuam as për shtëpinë e verdhë, sot nuk dëgjuam as për kidnapime të serbëve civil të cilëve u janë hequr organet, sot nuk dëgjuam asgjë nga raporti i Dick Martyt që e ka themeluar këtë gjykatë”, ka thënë Krasniqi, shkruan KP.

Deputeti Krasniqi ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë emra te përvetshëm që po gjykohen në Hagë, por sipas tij po gjykohet epoka e lavdishme e historisë së re të Kosovës.

“Sot, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi nuk janë këtu pse janë emra të përvetshem, kjo është e qartë dhe në ato 4 orë që ne dëgjuam fjalën hyrëse të prokurorisë vërtetë është e qartë se ne në gjyq nuk i kemi katër njerëz, por e kemi epokën më të lavdishme të historisë sonë të re, e kemi lavdinë e UÇK-së dhe për këtë arsye besoj që secili prej nesh duhet të jemi solidar me ta, sepse është një barrë jo personale, por është një barrë historike”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Familjarët shprehen të gëzuar pas lirimit të Haxhi Shalës

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

Bern: Dënohet me burgim të përjetshëm nëna, për vrasjen e të bijës

Tre vjet burgim ndaj një të dyshuari për përvetësim në detyrë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën