TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: S’e besoj që Limaj do të jetë kryeparlamentar

by Tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Krasniqi: S’e besoj që Limaj do të jetë kryeparlamentar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi deklaroi se kreu i LVV-së, Albin Kurti nuk do ta propozojë Fatmir Limajn për kryeparlamentar. Sipas tij, mungesa e transparencës në diskutimet mes Kurtit dhe Limajt është “shenjë që diçka nuk është në rregull”.

Kështu u shpreh Krasniqi pas ndërprerjes së seancës, ku tha se nuk beson që Limaj do të jetë kandidat për kryeparlamentar

“A e keni parë ju ndokund që është kandidat? E para, unë nuk besoj kurrë që do të jetë kandidat, sepse një gjë të tillë ia kam thënë edhe atij personalisht, nuk e emëron, nuk e propozon Albin Kurti asnjëherë. Kështu që për këtë temë besoj që s’kemi me pas as arsye me e diskutu, përveç në mënyrë hipotetike… Mungesa e transparencës nga të dyja palët është pak një shenjë që diçka nuk është në rregull, besoj që ka të bëjë me apetitet pushtetore sepse nuk ma merr mendja që janë duke negociuar programin qeverisës me fol se sa duhet të rriten pagat ose se sa duhet të rriten pensionet. Ka të bëjë me pozicionime dhe me ndarje të pushtetit”, tha ai.

Ai tha se në Partinë Demokratike të Kosovës, 24 vota janë unike dhe se qëndrimi i tyre është i qartë.

“Siç e patë edhe sot bile ndoshta edhe në një mënyrë më degraduese se kurdo herë deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje duke shfrytëzuar kryesuesin e seancës, Avni Dehari po e pamundëson me arbitraritet të plotë konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Thirrja e Partisë Demokratike të Kosovës që nga 15 prilli ka qenë konsistente dhe e njëjtë, qytetarët kanë votuar që të kenë institucione, kuvend dhe qeveri, stabilitet dhe zhvillim por është obligim të gjithëve deputetëve që të luajnë rolin e tyre karshi besimit që ua kanë dhënë qytetarët në zgjedhjet e 9 shkurtit”, shtoi Krasniqi.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës tha se pikëpyetje e madhe është se a kanë të drejtë konstituojnë kuvendin në ditën e 31-të.

“Ne kemi dërguar një lëndë në Gjykatën Kushtetuese, besoj edhe LDK po ashtu dhe deri tash nuk kemi marrë një aktgjykim. Kemi pritur shumë që kjo të ndodhë para datës 26, janë edhe tri ditë ndoshta do ta qartësonte së paku pjesën e votimit të fshehtë i cili në leximin tonë dhe të gjithë ekspertëve përveç atyre ekonomistëve të Vetëvendosjes që janë bërë ekspertë ligjor, të gjithë të tjerët e dimë që ndryshimi i rendit të ditës nuk mund të ndodhë. Nëse ne nuk arrijmë që ta konstituojmë kuvendin brenda 30 ditëve, pikëpyetje e madhe është se a kemi të drejtë ta konstituojmë në ditën e 31-të”, përfundoi ai.

Tags: kurtilimajMemli KrasniqimoskonstituimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes njëri nga të aksidentuarit e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani

Vdes njëri nga të aksidentuarit e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani

Pas sinjaleve nga ShBA, në Kosovë presin rifillimin e dialogut strategjik

Pas sinjaleve nga ShBA, në Kosovë presin rifillimin e dialogut strategjik

Peci: Kurrë nuk bëjmë bashkëpunim për numra, por për parime

Peci: Kurrë nuk bëjmë bashkëpunim për numra, por për parime

Banorët e fshatit Trudë të Prishtinës ankohen për vështirësi në qarkullim

Një burrë kërcënon anëtarët e familjes dhe sulmon fizikisht një polic në Ferizaj

Arrestohet një person për sulm ndaj policëve në Ferizaj

PZAP e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe

PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për votat nga diaspora

“Trepça” largon pesë punëtorë brenda një dite për mungesë në punë

“Trepça” largon pesë punëtorë brenda një dite për mungesë në punë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën