TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Krasniqi refuzon ftesën e Kurtit për takim

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Krasniqi refuzon ftesën e Kurtit për takim

Nëpërmjet një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, lideri i opozitës kosovare tha se ftesa e kryeministrit Albin Kurti është joserioze, pa përmbajtje, pa agjendë dhe pa protokoll.

“Vetëm pasi kërkuam sqarime, kuptuam me një fjali përmes emailit se bëhej fjalë për një temë shumë serioze – siç është Dialogu Kosovë-Serbi. Pa asnjë detaj konkret e pa specifikuar asgjë. Po jua rikujtoj që s’keni asnjë arsye që të na ftoni në takime për çështje teknike. Ndërsa, kur të ketë diskutim konkret për marrëveshjen finale, ne do të jemi aty. Ka ditë që në opinion flitet për një dokument që ju e keni në tavolinë rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, të ofruar nga partnerët nderkombëtar të Kosovës”, është shprehur Krasniqi.

Ai më tej tha se kryeministri Kurti po e fsheh prej qytetarëve dhe institucioneve këtë dokument dhe po ashtu po e fshehë pozicionin në këtë çështje të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

“Është shqetësuese mungesa e vazhdueshme e transparencës prej jush dhe qasja joserioze që mbani për një temë kaq serioze. Siç e kam deklaruar edhe në shumë raste të tjera, Partia Demokratike e Kosovës do ta mbështesë një marrëveshje finale qe ka si bazë njohjen e ndërsjellë dhe ruajtjen e rendit kushtetues të vendit tonë”, ka vazhduar ai.

Krasniqi tha se PDK asnjëherë nuk ka ikur nga përgjegjësia shtetërore dhe këtë nuk do ta bëjë kurrë.

“Por, për tema të tilla, për vendime të mëdha, ju së pari duhet të bëheni serioz dhe ta kuptoni se vendi i diskutimit nuk është një zyrë, por është salla e Kuvendit të Kosovës, sepse Kuvendi i Kosovës është adresa e popullit. Prandaj, diskutimet që i keni menduar për të premten në zyrën tuaj, ju ftoj që t’i bartni në Kuvend”, ka deklaruar në fund Krasniqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi dy mijë zjarre në dy muaj, shumica në ara

Arrestohen dy persona, nga pakujdesia ndezën zjarre ku u dogjën 7 hektarë grurë

Alijaj: Kosova ende në vatër krize

Alijaj: Kosova ende në vatër krize

VV-ja thërret konferencë për media

VV-ja thërret konferencë për media

Pozhari: Deklaratat e Osmanit, alarm për ngritjen e vigjilencës drejt rrezikut nga Serbia

Pozhari: Deklaratat e Osmanit, alarm për ngritjen e vigjilencës drejt rrezikut nga Serbia

Mbi dy mijë zjarre në dy muaj, shumica në ara

Arrestohen dy persona, nga pakujdesia ndezën zjarre ku u dogjën 7 hektarë grurë

Alijaj: Kosova ende në vatër krize

Alijaj: Kosova ende në vatër krize

VV-ja thërret konferencë për media

VV-ja thërret konferencë për media

Pozhari: Deklaratat e Osmanit, alarm për ngritjen e vigjilencës drejt rrezikut nga Serbia

Pozhari: Deklaratat e Osmanit, alarm për ngritjen e vigjilencës drejt rrezikut nga Serbia

Prishtina mposhtet thellë në Tiraspol

Prishtina mposhtet thellë në Tiraspol

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

“20 vjet pa ujë të pijshëm” – Ankohen banorët e Batllavës

Gjenerali Irican dhe Murin diskutojnë rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë

Gjenerali Irican dhe Murin diskutojnë rolin e KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X