TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Qeveria mos t’i diskriminojë komunat në baza politike e partiake

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Qeveria mos t’i diskriminojë komunat në baza politike e partiake

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Vushtrrisë, ku së bashku me Kryetarin Ferit Idrizi, kanë ndjekur nga afër punimet e rëndësishme infrastrukturore për transformimin e qytetit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Nga atje, ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës të mos i diskriminojë komunat në baza politike e partiake.

“Nëse duhet të ketë ndonjë shembull se si duhet të jemi në shërbim të tyre, mund të vijnë në Vushtrri ta shohin përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ne sot jemi në përfundim të vitit 2023 dhe, fatkeqësisht, ky vit nuk është prej viteve të suksesshme të Kosovës. Është vit ku ka pasur regres e stagnim në shumë fusha, siç është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare. Por, besoj që secili prej nesh duhet të jetë në nivelin e detyrës për të dhënë maksimumin siç po e jep në Komunën e Vushtrrisë qeverisja lokale në krye me Kryetarin Idrizi”, ka thënë Krasniqi, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Ai ka përgëzuar kryetarin e Vushtrrisë për punën e tij, duke thënë se është kthyer në një model të qeverisjes së mirë.

“Kryetari Ferit Idrizi, me punën e tij, me modelin e tij qeverisës, vërtetë është kthyer në një model të qeverisjes së mirë që i ka qytetarët në qendër. Me punën e tij, ai po përmirëson mirëqenien dhe jetën e tyre, është duke dhënë shembullin se si duhet të qeveriset në një komunë”, ka thënë Krasniqi.

Në Vushtrri, Krasniqi ka takuar edhe fermerët e sektorit të qumështarisë dhe bletarisë të kësaj komune. Bashkë kanë diskutuar për sfidat në ushtrimin e veprimtarive të tyre, mbështetjen konkrete që kanë marrë nga komuna dhe nevojën për përkrahje edhe më të madhe nga Qeveria e Kosovës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Pezullohen fluturimet në ShBA

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën