TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Krasniqi: Përgjigja nëse është konstituar apo jo, Kuvendi ende nuk e ka marrë formën e plotë

by Tëvë1
5 orë ago
1
A A
​Krasniqi: Përgjigja nëse është konstituar apo jo, Kuvendi ende nuk e ka marrë formën e plotë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur dyshime mbi kushtetutshmërinë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pasi kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli të konstituar Kuvendin me zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar nga komuniteti serb, Krasniqi tha se “përgjigja a është konstituar Kuvendi apo jo ende nuk e ka marrë formën e plotë”. Megjithatë, ai shtoi se konstatimi i kryeparlamentarit Basha se është konstituar legjislatura e nëntë është valid, duke shpresuar që kjo situatë nuk do të bëhet lëndë e re në Gjykatën Kushtetuese.

Krasniqi, në konferencë për media pas përmbylljes së seancës konstituive, bëri thirrje që partitë parlamentare të gjejnë modalitetet për shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

“Është konstituar apo jo Kuvendi, duket se kjo përgjigje ende nuk e ka marrë formën e plotë. Unë besoj se konstituimi ka qenë i nevojshëm dhe i domosdoshëm më 15 prill, për çka jemi angazhuar ne. Mbetet të shihet a do të funksionojë tutje. Për neve është e rëndësishme që konstituimi të jetë final dhe të hyjmë në afate kushtetuese për të parë mundësinë e formimit të qeverisë së re. Duke ditur se asnjëra palë nuk e ka shumicën parlamentare, besoj se ajo çka është më e rëndësishme është të gjejmë mekanizmin që na çon në zgjedhje të parakohshme sa më parë dhe pa vonesa. Shpresoj që të ketë racionalitet mes palëve për të arritur një dakordim të tillë, por kjo mbetet të shihet në ditët në vijim,” tha ai.

Lideri i PDK-së, duke arsyetuar votën abstenuse në zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb, tha se partia e tij ka mbajtur qëndrimet e njëjta që prej fillimit sa i përket këtij pozicioni.

“Nuk jam i sigurt sepse këtu nuk pati as short. Unë mendoj se ka pasur hapësirë tjetër për konstituim legal apo kushtetues. E pashë që kryetari i Kuvendit mundohej të konsultohej me ata që i japin instrukcione, sesa të bëjë një interpretim për konstituim apo jo. Megjithatë, sot është një konstatim se është bërë një konstituim dhe është zgjedhur edhe nënkryetari nga komuniteti serb, zoti Rashiq. Por si do të shkojë tutje, mbetet të shihet. Tashmë, fatkeqësisht, kemi pasur disa lëndë në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj që nuk do të ketë më dhe do të ecim me një dakordim për të ecur përpara në zgjedhje të parakohshme. Sa i përket neve, konstatimi i kryetarit është valid dhe shohim e bëjmë nëse ka ndonjë ndryshim nga ana e tyre,” theksoi Krasniqi.

Duke folur për mundësitë e formimit të qeverisë nga partitë ish-opozitare, Krasniqi u shpreh më i rezervuar, por nënvizoi nevojën që sa më shpejt të ketë dakordim për zgjedhje të reja të parakohshme.

“Për mundësitë për ta bërë qeverinë nga partitë e ish-opozitës? Do të shohim kur t’i vijë radha, nëse i vjen, por më e rëndësishme se kaq është të shkojmë drejt një procesi të ri zgjedhor dhe të ketë zgjedhje parlamentare të parakohshme… Sa më shpejt. Menjëherë pas zgjedhjeve lokale. Prej këtu ku jemi sot, me 16 nëntor, 23, 30 nëntor – sa më shpejt, pasi është bllokuar vendi me këtë mentalitet bllokues të LVV-së… Duke pasur parasysh afatet e tjera, skadimin e afatit të Presidentes dhe obligimin për ta zgjedhur presidentin deri më 4 mars, nuk ma merr mendja se ka hapësirë për ta zgjedhur një qeveri disamujore”, theksoi ai.

Sa i përket një audio-incizimi, ku implikohet kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në diskutime për disa prona komunale, lideri i PDK-së kërkoi nga organet e drejtësisë që ta hetojnë urgjentisht këtë rast.

“Unë besoj se s’ka mbetur njeri në Kosovë që nuk e ka dëgjuar atë audio-incizim. Përkundër deklarimeve të palëve të ndryshme, i takon gjithsesi organeve të rendit që të merren dhe të hetojnë këtë situatë në mënyrë urgjente. Ka qenë problematike me dëgjua ato fjalë për prona publike në Komunën e Drenasit,” theksoi Krasniqi.

Gazetari Lirim Mehmetaj është përballur me kryetarin aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një emision “Debat Plus” në RTV Dukagjini, pas publikimit të një audio-incizimi ku dëgjohet Lladrovci duke diskutuar për projekte ndërtimore në territorin e komunës.

Audio-incizimi në fjalë ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik dhe politik, ndërsa Lladrovci ka mohuar akuzat, duke thënë se materiali është “i prerë disa herë” dhe është përdorur për qëllime fushate.

Tags: kuvendimemeli krasniqipdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti e njofton Bashën për dërgimin e mandatarit te presidentja

Kurti e njofton Bashën për dërgimin e mandatarit te presidentja

Një muaj paraburgim ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh

Një muaj paraburgim ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh

Qeveria ndan 1 milion euro për pako ushqimore për familjet që kanë nevojë

Qeveria ndan 300 mijë euro për librat shkollorë në Luginë dhe avokimin për të në ShBA e BE

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

Kurti e njofton Bashën për dërgimin e mandatarit te presidentja

Kurti e njofton Bashën për dërgimin e mandatarit te presidentja

Një muaj paraburgim ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh

Një muaj paraburgim ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh

Juventusi ‘flet’ shqip, e uron Edon Zhegrovën para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë

Juventusi ‘flet’ shqip, e uron Edon Zhegrovën para ndeshjes së Kosovës me Slloveninë

Qeveria ndan 1 milion euro për pako ushqimore për familjet që kanë nevojë

Qeveria ndan 300 mijë euro për librat shkollorë në Luginë dhe avokimin për të në ShBA e BE

Sylvinho e sheh të vështirë përballjen me Serbinë, ende nuk e ka zgjedhur ekipin

Sylvinho e sheh të vështirë përballjen me Serbinë, ende nuk e ka zgjedhur ekipin

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in

​Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

​Rriten çmimet e konsumit në muajin shtator

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën