Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit, Mirush Kabashit.
Krasniqi tha se Kabashi përmes kontributit për artin shqiptar, e posaçërisht recitimeve të tij të papërsëritshme, do të jetoj përjetësisht në zemrën e secilit shqiptar, shkruan teve1.info
“Na paska lënë sot shqiptari, kosovari ynë, që këtë dhe, në të dy anët e kufirit, e kish Vatan e kish Atdhe. Mirush Kabashi, shkodrani me prejardhje nga Gjakova, në 75 vitet e jetës së tij realizoi mbi 100 role në teatër dhe film.
Pas çmimeve si “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh i Punës”, Mirushit, me plotë meritë, iu nda edhe çmimi “Nderi i Kombit”.
Përmes kontributit për artin shqiptar, e posaçërisht recitimeve të tij të papërsëritshme, Mirush Kabashi do të jetoj përjetësisht në zemrën e secilit shqiptar – gjersa mali të bahet hi, e hiri mal përsëri!
Lamtumirë, mjeshtër!”, ka shkruar Memli në Facebook./teve1.info