TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi për Kurtin: Po pengon fjalën e ish-luftëtarëve të UÇK-së, e për Ivanoviqin flet fjalë të mira

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Pushteti i Kurtit s’mund ta ndalojë hetimin parlamentar për krizën energjetike

Ndërkaq, sipas Krasniqit, Kurti pa fije turpi foli fjalë të mira për Oliver Ivanoviqin.

“Ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, vetëm pse ai do të përmendëte Hashim Thaçin e Kadri Veselin në fjalim, fatkeqësisht, është në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme që ky kryeministër po u bën vlerave të luftës çlirimtare dhe veteranëve tanë. Gabim mund të quhet kur ndodh një herë, por kur diçka e tillë përsëritet në vazhdimësi, atëherë kemi të bëjmë me qasje e qëllim, me politikë të paramenduar qeveritare. Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vet e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i “Rojave të Urës” që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai thotë se e kupton xhelozin e Kurtit si një veteranë i rrejshëm, por sipas tij nënçmimi i veteranëve të UÇK-së, nuk do të kaloj asnjëherë para qytetarëve të Kosovës.

“E kuptoj deri diku xhelozinë historike të një veterani të rrejshëm si Albin Kurti, por, nënçmimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kaloj asnjëherë para nesh dhe qytetarëve të Kosovës. Turp!”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar politikanin serb Oliver Ivanoviq në 5-vjetorin e vrasjes së tij, ku tha se ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. /Teve1.info/

Postimi i plotë i Krasniqit:

Duhet të jesh i paskrupullt dhe skajshmërisht mosmirënjohës, si Albin Kurti, që të të pengojë fjala e luftëtarëve të lirisë dhe prezenca e tyre nëpër aktivitete publike.

Ndalimi nga ana e Qeverisë i fjalës së Kryetarit të Reçakut, ish-luftëtarit të UÇK-së, Adem Ramadani, në Akademinë Përkujtimore për 24 vjetorin e Masakrës së Reçakut, vetëm pse ai do të përmendëte Hashim Thaçin e Kadri Veselin në fjalim, fatkeqësisht, është në vazhdën e sulmeve të njëpasnjëshme që ky kryeministër po u bën vlerave të luftës çlirimtare dhe veteranëve tanë.

Gabim mund të quhet kur ndodh një herë, por kur diçka e tillë përsëritet në vazhdimësi, atëherë kemi të bëjmë me qasje e qëllim, me politikë të paramenduar qeveritare.

Ndërsa, si për ironi e pa fije turpi, Albin Kurti fjalë të mira dhe elozhe dje thuri vetëm për Oliver Ivanoviqin – të cilin sa ai ishte gjallë, edhe vet e akuzonte për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve në Mitrovicë gjatë periudhës së luftës. E pas luftës, Ivanoviqi i dashur i Albinit, ka qenë shefi i “Rojave të Urës” që me dhunë e terror e kanë mbajtur të ndarë qytetin e Mitrovicës.
E kuptoj deri diku xhelozinë historike të një veterani të rrejshëm si Albin Kurti, por, nënçmimi i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të kaloj asnjëherë para nesh dhe qytetarëve të Kosovës.

Turp!

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vidhet trafo e energjisë elektrike në Sllatinë

Vidhet trafo e energjisë elektrike në Sllatinë

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Pas aksidentit tenton të ikë, shoferi përfundon në QKUK nga përplasja me shtyllë betoni

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për dhunim

Vidhet trafo e energjisë elektrike në Sllatinë

Vidhet trafo e energjisë elektrike në Sllatinë

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë dhe 8 raketa balistike në një valë të re sulmesh

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë dhe 8 raketa balistike në një valë të re sulmesh

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

KFOR-i dhe Policia e Kosovës me patrullime të përbashkëta “brenda zonës së tyre të përgjegjësisë”

NATO përgënjeshtron Rusinë për militarizimin e Ballkanit Perëndimor

Dy të vdekur në një aksident në rrugën Manastir – Prilep

Pas aksidentit tenton të ikë, shoferi përfundon në QKUK nga përplasja me shtyllë betoni

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për dhunim

​27 vjet nga masakra në Burim të Malishevës

​27 vjet nga masakra në Burim të Malishevës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën