TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: PDK e ka marrë obligim ta kthej Kosovën në rrugën e drejtë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Krasniqi: PDK e ka marrë obligim ta kthej Kosovën në rrugën e drejtë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 25 vjetorin e themelimit të partisë tha se PDK qëndron si testament se Kosova meriton të ekzistojë si shtet i pavarur, i zhvilluar dhe me perspektivë.

Krasniqi duke uruar për këtë përvjetor jubilar dy liderët Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, u shpreh se ndjehet krenar trashëgiminë politike të PDK-së.

“Kur popullit tonë i cenohej identiteti, gjuha, shpresa dhe vetë ekzistenca, të rinjtë trima si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e shumë bashkëveprimtarë dhe bashkëveprimtare të tyre, shumë prej të cilëve i kemi edhe sonte prezent këtu, u ngritën në këmbë dhe formuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, organizimin më të suksesshëm politiko-ushtarak në historinë tonë, si ADN-ja e partisë tonë. Prandaj, derisa festojmë 25 vjetorin e Partisë Demokratike të Kosovës, ju lus të gjithëve që jeni sot që t’ia rikujtoni gjithmonë vetes një gjë: Partia Demokratike e Kosovës është një histori e jashtëzakonshme e dashurisë, sakrificës dhe kontributit për Kosovën!”, theksoi ai.

Duke theksuar se sukseset e PDK-së ndër vite i kanë shqetësuar kundërshtarët e PDK-së dhe të Kosovës, të cilët u përpoqën të rrënojnë çdo sukses të arritur në këtë periudhë, Krasniqi tha se Partia Demokratike e Kosovës është më e fortë se goditjet e tyre më të fuqishme.

Kreu i PDK-së u bëri thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të partisë që të mobilizohen për fitore në zgjedhjet e përgjithshme, për të arritur Rilindjen e Kosovës.

“Ngrihuni një herë. Ngrihuni dy herë. Ngrihuni tri herë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për Kosovën dhe bashkë, të dëshmojmë përsëri se ne mundemi ta bëjmë këtë tokë sërish një vend krenarie. Andaj, me 9 shkurt, Partia Demokratike e Kosovës, me besimin dhe mbështetjen tuaj, e ka marrë obligim që ta kthej përsëri Kosovën në rrugën e drejtë. E për këtë mision, për këtë qëllim, ne kemi përzgjedhur njeriun e duhur dhe profesionist, mikun tim dhe tuajin, Bedri Hamzën. Urime 25 vjetori i themelimit të PDK-së të gjithëve”, tha Krasniqi thuhet në komunikatën e PDK-së.

Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza tha 25 vitet e rrugëtimit politik të Partisë Demokratike e përbëjnë pjesën më të mirë të rrugëtimit të vetë Kosovës.

Hamza tha se e ka vullnetin, forcën dhe përgjegjësinë për t’u angazhuar që ta rikthej Kosovën në rrugën e zhvillimit, për të cilën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë punuar e kanë sakrifikuar.

“Së bashku, ne do t’i heqim barrierat ndaj njëri-tjetrit. Së bashku do t’i heqim barrierat e mundësive për qytetarët tanë. Së bashku do të sigurohemi që çdo fëmijë të ketë një arsimim të shekullit 21. Që çdo i ri të ketë siguri se mund ta nisë jetën në Kosovë pa frikë. Që çdo zyrtar do të ketë një pagë të dinjitetshme. Që çdo ndërmarrës nuk do të lihet kurrë i vetëm deri sa të ngritet në këmbë. Që çdo mjek e profesor, mësimdhënës e polic, zjarrfikës e ushtar, kategori të luftës e pensionistë do ta ushtrojnë detyrën me motiv dhe krenari. Së bashku do të punojmë që polarizimi ynë shoqëror të shndërrohet në unitet e energji, sepse në shoqërinë tonë, nuk ka vend as për urrejtje, as për përçarje. Unë besoj se kjo është Kosova që e duam të gjithë”, u zotua Hamza.

Tags: Krasniqipdk
ShareTweet

Postime të ngjashme

Serwer: Nevojitet riformatimi i dialogut, Lajçak ka dështuar

Serwer për Specialen: Gjykatë që ka humbur rrugën

Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Agron Kuçi thotë se u kërcënua pas denoncimit të keqpërdorimeve zgjedhore në Junik

Partitë shqiptare në veri të bindur: Nuk do të lejojmë rikthimin e gjendjes së mëparshme

Partitë shqiptare në veri të bindur: Nuk do të lejojmë rikthimin e gjendjes së mëparshme

170 zyrtarë policorë dhanë dorëheqje nga janari i vitit 2024, dukuria vlerësohet shqetësuese

Rastet e “dallavereve” me vota , vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

Rastet e “dallavereve” me vota , vlerësohet se mund ta vënë në pikëpyetje integritetin zgjedhor

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

QKUK jep detaje për gjendjen e katër të lënduarve të stafit zgjedhor nga aksidenti në Ferizaj

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Vetëm 7 fëmijë të adoptuar këtë vit – familjet presin deri në 8 vjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën