TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Krasniqi: Nuk kam ndërmarrë asnjë veprim për draft-statutin e Asociacionit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Krasniqi: Tre milionë euro për ndërtimin e shtëpive për qytetarët nga komunitetet në vitin 2023

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se nuk është marrë asnjë veprim nga ekipi për draftimin e statutit për formimin e asociacionit. Ai tha se e ka të vështirë të sigurojë dokumentacion nga ekipi në të kaluarën, meqë nuk janë zhvilluar aktivitetet në mënyrë transparente.

Sipas marrëveshjes së vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë, Ekipi Menaxhues do të merrte përgjegjësinë për të propozuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, statut ky që do të përcaktojë strukturën organizative, qëllimet, proceset vendimmarrëse dhe kompetencat e tij.

Për herë të parë në vitin 2016, Ministria e Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale e Qeverisë së Kosovës emëroi Ekipin Menaxhues. Po, aktualisht, rreth përbërjes së këtij ekipi dihet shumë pak.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditë më parë ka konfirmuar se deputetja e Serbisë, Danijella Vujiçiq është në krye të këtij ekipi.

Po ashtu edhe kryeministri Albin Kurti ka thënë se pjesë e ekipit janë dy serbë nga veriu, dy nga jugu, shefi i OSBE-së dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ministri i Administrimit të Pushtetit, Krasniqi, në intervistën për KosovaPress, ka deklaruar se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim deri më tani.

Krasniqi tha se as nuk mund të flasë për afate se kur do të ketë ndonjë propozim nga ky Ekip, pavarësisht se edhe marrëveshja e fundit në Ohër kërkon që të përshpejtohet me zbatimin e marrëveshjeve të kaluara.

“Unë si ministër nuk jam pjesë aktive e dialogut dhe për këtë nuk mund të flas assesi me afate të asnjë lloji. Mirëpo unë çfarë mund të ndaj në këtë moment me juve është që nuk ka asnjë veprim të ndërmarrë deri në këto momente, si ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në këtë drejtim”, deklaron Krasniqi.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal tha se e ka të vështirë të sigurojë dokumentacioni mbi punën e ekipit në të kaluarën.

Teksa përmend vendimin e vitit 2020 nga ish-ministri Goran Rakiq, ai tha se ky ekip teknik përbëhet prej dy anëtarëve të veriut dhe jugut të Kosovës.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Sipas marrëveshjeve, Asociacioni ka për qëllim të përfaqësojë interesat kolektive të këtyre komunave, veçmas në fushën e arsimit, shëndetësisë, planifikimit urban dhe rural si dhe të ekonomisë./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Memli Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët

PDK: Pezullimi i dialogut nga SHBA dëmi më i madh politik në 25 vjet liri

Vrasja e zyrtarit policor në Kaçanik, Prokuroria sot do të mbajë konferencë për media

Kërkohet paraburgim ndaj një personi në Ferizaj, iu gjetën lëndë narkotike e armë

Gucati: LVV-ja ka shpërndarë fletushka në mërgatë për të mos marrë pjesë në protestën e 14 shtatorit

Gucati: LVV-ja ka shpërndarë fletushka në mërgatë për të mos marrë pjesë në protestën e 14 shtatorit

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Tahiri: PDK do të angazhohet që vendit t’i jap një qeveri që do ta nxjerrë nga kjo krizë

Futbollistja Jehona Shala në elitën rumune

Futbollistja Jehona Shala në elitën rumune

Prezantohet Rabiot: Për Milanin dhe Allegrin, i thashë jo Ligës së Kampionëve

Prezantohet Rabiot: Për Milanin dhe Allegrin, i thashë jo Ligës së Kampionëve

Zyrtare: Andre Onana largohet nga Man Utd, huazohet te skuadra turke

Zyrtare: Andre Onana largohet nga Man Utd, huazohet te skuadra turke

Donnarumma kryen stërvitjen e parë me Man Cityn, pritet titullar ndaj Man Utd

Donnarumma kryen stërvitjen e parë me Man Cityn, pritet titullar ndaj Man Utd

Maignan dhe AC Milan pritet t’i ndajnë rrugët

Maignan dhe AC Milan pritet t’i ndajnë rrugët

Memli Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është fitore për rendin kushtetues dhe qytetarët

PDK: Pezullimi i dialogut nga SHBA dëmi më i madh politik në 25 vjet liri

Sloti flet për paraqitjen e Isakut ndaj Kosovës

Sloti flet për paraqitjen e Isakut ndaj Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën