Gjatë fjalës së tij në seancën gjyësore në Hagë, Jakup Krasniqi deklaroi se nuk ka hezituar që ta marrë detyrën si zëdhënës i UÇK-së, kur i ishte propozuar gjatë vitit 1998.
Ai theksoi ishte i vetëdijshëm se paraqitja e tij publike do ta vendoste edhe familjen e tij në rrezik, përcjell teve1.info
“Në qershor të ’98, më është propozuar që të dal publikisht si zëdhënës i UÇK-së. Nuk hezitova për asnjë moment që të marrë përsipër një detyrë të tillë, dhe pse rreziku ishte i madh. Isha krejtësisht i vetëdijshëm se paraqitja ime publike, identiteti im si zëdhënësi i UÇK-së do të vendoste edhe familjen time në rrezik. Dalja ime publike, familjen time e kishte bërë targat për të shkatërruar, siç ishte në rrezik dhe çdo familje shqiptare në Kosovë” tha ai.
Krasniqi shtoi se kjo është arsyeja pse nuk do të flas për fatin e familjes së tij, “sepse të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh dallimet politike, fetare, gjinore apo të moshës, ishin objekt i shkatërrimit, i planit gjenocidal të Serbisë”. /Teve1.info/