Partia Demokratike e Kosovës e mbështet mocionin e paraqitur nga deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të raportojë në seancën e sotme për marrëveshjen e dakorduar më 27 shkurt në Bruksel.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Kurti nuk ka “pse me ik prej deputetëve dhe nuk ka pse frikësohet”, përcjell teve1.info
Sipas tij, Kurti nuk ka diçka më të rëndësishme se sa të vijë të raportojë në Kuvend, pasi siç thotë ai, një politikan i përgjegjshëm do vinte vetë, pa e ftuar.
“Një politikan i përgjegjshëm do të kishte ardhur vetë, pa e ftu, pa bo mocion me kërkesë të tij me ju drejtu Kuvendit, përfaqësuesve të qytetarëve, por edhe të gjithë popullit të Kosovës për ta njoftu me dokumentin dhe me çdo pikë që përfshihet aty. Por kryeministri i Kosovës nuk është këtu as sot. Unë sinqerisht nuk e kuptoj çfarë punë më të rëndësishme ka sot kryeministri se sa me ardh në Kuvend me iu drejtu deputetëve dhe qytetarëve për marrëveshjen të cilën ka deklaru që po e nënshkruan me Serbinë, bile pa e marr autorizimin e këtij Kuvendi, në radhë të parë”, deklaroi ai në seancën që po mbahet në Kuvend. /Teve1.info/