Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se çdo votë për PDK-në është një gur i fort në themelin e shtetit të Kosovës.
Ai kështu është shprehur në Facebook ku ka njoftuar se ka takuar kanidatët e kësaj partie për kryetar në katër komunat veriore.
“Kudo ku ka shqiptarë, aty është edhe PDK. Dhe aty ku është PDK, ka gjithmonë shpresë, besim e forcë. Sonte, në zemër të pjesës veriore, me katër kandidatët tanë, Izmir Zeqirin (Zubin Potok) , Iliri Pecin (Zveçan), Flutura Hamzën (Mitrovicë e Veriut) dhe Shaqir Hetemin (Leposaviq), po e forcojmë përfaqësimin dhe po i japim kësaj ane zë e dinjitet. Më 12 tetor, çdo votë për PDK 191 është një gur i fortë në themelin e Kosovës sonë”, ka shkruar Krasniqi.