Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal si dhe kryetar i partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) të komunitetit egjiptian, kanë nisur fushatën në Gjakovë.
Ai ka thënë se në këtë qytet u nis uragani i fitores së IRDK-së.
“Në Gjakovën e madhe, në Gjakovën e 50% qytetarëve të komunitetit egjiptian,në Gjakovën e mësuesit Vehbi Kaja e Avni Neza, në Gjakovën e sportistëve Gëzim Lala e Fahri Vraniqi, e artistëve Xheladin Deri e Hadi Bajrami, në Gjakovën e dëshmorit të UÇK-së Xhevdet Hoti, sot nisi uragani i fitores së IRDK-së”, ka shkruar ai.