TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Krasniqi: Me Shaqën, Prizreni po krijon mundësi që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen këtu

by Tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Krasniqi: Me Shaqën, Prizreni po krijon mundësi që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen këtu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar dje në Prizren, ku bashkë me kryetarin e e kësaj komune, Shaqir Totaj, kanë mbajtur tubim me studentët e Prizrenit, me ç’rast kanë kujtuar edhe protestat studentore të 1 tetorit 1997.

Krasniqi është shprehur se studentët duhet ta shohin veten si krijues të së ardhmes për një Kosovë më të mirë.

“Me Shaqën, ky qytet është hapur për investime, për projekte kulturore, për turizëm dhe për mundësi që të rinjtë të mos e shohin të ardhmen jashtë, por këtu. Por as kryetari, as qeveria, asnjë parti nuk mund ta ndryshojë Kosovën pa ju. Sepse nëse historia na ka mësuar diçka, është kjo: ndryshimi gjithmonë fillon nga studentët. Prandaj, sot, në këtë ditë historike, ju bëj një thirrje: Ashtu siç doli brezi i ’97-ës për të na dhënë lirinë, dilni edhe ju sot për të na dhënë të ardhmen. Mos u kënaqni me pak. Mos u pajtoni me një Kosovë të zakonshme. Kërkoni një Kosovë më të mirë. Dhe mos e shihni veten vetëm si përfitues të së ardhmes, por si krijues të saj”, ka thënë ai.

Krasniqi para të pranishmëve ka shfaqur fotografinë e Hashim Thaçit si lider studentor, duke thënë se është shembull se si vizioni studentor mund t’i shtyjë proceset përpara.

“Në këtë fotografi, ky student, në vitin 1990, në një nga protestat e shumta që kishte marrë pjesë, shkruan një pankartë me tri fjalë: “Rroftë shteti i Kosovës”! Kaq. Kur Kosova nuk ishte as shtet. Nuk kishte as institucione. Nuk kishte as liri. Por ja që po ky student, në 35 vitet e ardhshme të jetës së tij, duke besuar verbërisht në këtë slogan, do të shndërrohej në njeriun kryesor të vet shtetit të Kosovës. Kjo është fotografia dhe ky njeri është luftëtari i lirisë, shpallësi i pavarësisë, ish-kryeministri dhe presidenti ynë, Hashim Thaçi”, ka theksuar ai.

Ndërsa, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili po synon mandatin e radhës, u zotua për shtimin e mundësive në fushën e arsimit, me theks të vecantë në pjesët që ndërlidhen me zhvillimet e reja teknologjike dhe inteligjencën artificiale.

“Bashkarisht qytetin e Prizrenit do ta bëjmë qytet model, shembull, sepse kemi potencial, kemi energji, kemi dije. Prandaj, vazhdojmë bashkë drejt sukseseve të reja”, ka thënë Totaj.

Gjatë ditës, Krasniqi dhe Totaj përuruan stadiumin e ri të futbollit në Gjonaj të Hasit, në 50-vjetorin e themelimit të klubit “Drini i Bardhë”.

Tags: Memli KrasniqiprizrenShaqir TotajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhoma e Tregtisë i drejtohet Osmani për çështjen e liberalizimit të tregut energjetik

Nis numërimi mbrapsht, çka mund të ndodhë me pozitën e presidentit?

EULEX-i dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrime për evakuim mjekësor ajror

EULEX-i dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrime për evakuim mjekësor ajror

Haradinaj publikon fotografi nga Uashingtoni ku Trump pritet të mbajë fjalimin në Lutjet e Mëngjesit

Haradinaj publikon fotografi nga Uashingtoni ku Trump pritet të mbajë fjalimin në Lutjet e Mëngjesit

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohen tre persona për grabitje të armatosur në Prizren, një tjetër në arrati

Sulmuesi Ademi i bashkohet Llapit

Sulmuesi Ademi i bashkohet Llapit

Dhoma e Tregtisë i drejtohet Osmani për çështjen e liberalizimit të tregut energjetik

Nis numërimi mbrapsht, çka mund të ndodhë me pozitën e presidentit?

Edi Rama në Vatikan, pritet nga Papa Leon XIV

Edi Rama në Vatikan, pritet nga Papa Leon XIV

EULEX-i dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrime për evakuim mjekësor ajror

EULEX-i dhe KFOR-i zhvillojnë ushtrime për evakuim mjekësor ajror

Haradinaj publikon fotografi nga Uashingtoni ku Trump pritet të mbajë fjalimin në Lutjet e Mëngjesit

Haradinaj publikon fotografi nga Uashingtoni ku Trump pritet të mbajë fjalimin në Lutjet e Mëngjesit

E sulmuan një person dhe ia morën 200 euro, arrestohen katër të mitur në Prizren

Arrestohen tre persona për grabitje të armatosur në Prizren, një tjetër në arrati

ZRRE pret në takim Misionin e FMN-së, diskutohet liberalizimi i tregut

ZRRE pret në takim Misionin e FMN-së, diskutohet liberalizimi i tregut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën